...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Juri Kim e korruptuar dhe e implikuar në aferën “Rama-McGonigal” - Berisha

Berisha i dha përmasë më të gjerë sot aferës “Rama-McGonigal”: ai akuzoi Juri Kimin, ambasadoren amerikane

SHJ

30/01/2023 - 17:08

Berisha i dha fjalës së tij sot karakter mbrojtës edhe për SHBA-në, sepse, sipas tij, afera e Ramës me McGonigal, turpëron aleaten tonë. Por kryefjala e tij ishte Kimi dhe Rama. Për të parën ai tha se ishte ajo që i kërkoi Ramës të heshtë për aferën e tij këto ditë ndërsa për të dytin hodhi dyshime për heshtjen e tij. Për t`i dhënë karakter implikues heshtjes së Kimit dhe Ramës, Berisha pretendoi se e para është e korruptuar.

“Në llojin e saj është një lloj McGonigal, ndaj të cilës janë shumë akuza për të gjitha format e korrupsionit. Por nëqoftëse McGonigal nisi me manipulimet, me dosjen ruse, governatorja [Kimi], vazhdoi veprën e tij të zezë, me shpifje e trillime, me sulme...duke dëshmuar se s`ka asnjë parim, s`njeh vlera...për të shkatërruar opozitën”, tha Berisha.

Por nuk është kjo arsyeja, sipas tij, se pse ajo hesht; por ajo lidhet me implikimin e saj në aferën “Rama”. Ndaj ai u bëri thirrje shërbimeve të drejtësisë amerikane, se cilat kanë qenë qendrimet e saj ndaj Mcgonigal dhe të hetojnë se nëse ka raportuar për veprimtarinë e tij në Shqipëri.

Berisha kundërshtoi dhe pretendimet se Rama nuk është nën hetim në SHBA. Sipas tij, ai është nën hetim. Ai paraqiti dhe një dokument të publikuar nga “Insider” për të mbrojtur pretendimin e tij.

Por megjithëse pretendimi i tij lidhur me hetimin e qeverisë së Shqipërisë është i drejtë, ai nuk përmendi as qëllimet dhe as shkeljet ligjore të Ramës.      

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA