...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

KASH-i dhe AFEDS shqyrtuan gjendjen e pakicës shqiptare në Medvegjë

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja prej së afërmi me gjendjen realisht të rëndë që po mbretëron tek shqiptarët në jug të Serbisë

SHJ

23/03/2023 - 13:23

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë” (KASH) zhvilloi një vizitë pune një ditore në Luginën e Preshevës më datë 22 mars 2023. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja prej së afërmi me gjendjen realisht të rëndë që po mbretëron tek shqiptarët në jug të Serbisë.

Delegacioni, i kryesur nga Presidenti i KASH z. Besnik Mustafaj, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe ish Ambasador, përbëhej nga: Drejtori Ekzekutiv Amb. Genci Muçaj, Drejtori për Çështjet e Rajonit dhe Diasporën, Flamur Gashi, Segretari i Përgjithshëm Amb. Spiro Koçi, Koordinatori i KASH për Kosovën Amb. Avni Spahiu si dhe nga anëtarë të Bordit Drejtues të KASH-it, Dr. Dërgut Aliu, z. Skënder Thaçi dhe z. Muharrem Salihu.

Delegacioni u takua dhe zhvilloi bisedime me z. Shaip Kamberi, deputet i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, si dhe me përfaqësues të partive politike dhe drejtues të institucioneve vendore të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit.

Medvegja, edhe pse po “synohet” të lihet pas dore, sikurse ndodhi së fundmi kur Qeveria e Kosovës nuk e përfshiu në shpërndarjen e buxhetit prej 1,2 milion euro në mbështetje të popullsisë shqiptare në Serbi, por vendosi t’i drejtojë ato drejt një krahu të caktuar politik të shtrirë në Bujanoc dhe Preshevë, është zgjedhur nga KASH-i si vendi i hapjes së kësaj vizite organizuar nga “Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik” (AFEDS).

Mikpritësit e kësaj ngjarje bënë me dije Delegacionin i KASH-it mbi situatën e shqiptarëve ne Serbi si dhe mbi sfidat dhe problematikat që ata po përballojnë ditë pas dite. Vizita, pas Medvegjës dhe Preshevës, u mbyll në Bujanoc me një darkë pune, në një klimë miqësore dhe shpresdhënëse.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA