Komunistët denoncojnë zgjedhjet e klasës politike si të rreme (fiktive)
Genta Kaloçi
10/05/2017 - 20:15
Ja si citon ajo në faqen e saj:
Partia Komuniste pavarësisht vështirësive financiare dhe luftës politike ideologjike nga klasa politike ndër vite -asnjëherë nuk ka tërhequr fondet e borgjezisë. Jemi mësuar edhe me edhe pa privilegje. Paraja dhe përfitimet personale nuk kanë qënë thelbi i përpjekjeve tona...Nëse i tërheq kur regjistrohesh në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve nuk merr asnjë mandat atëherë kodi e ka të detyrueshme që subjekti politik duhet të kthejë shumën e parave. Partitë e tjera të vogla i tërhiqnin lekët dhe kur vinte dita e kthimit të shumës dhe nuk mundeshin atëherë partitë (PD, PS, LSI) mbushnin zarfet e tyre dhe i regjistronin në KQZ pavarësisht se nuk i mbushnin kriteret e regjistrimit. Gjithashtu partitë e mëdha vendosnin përfaqësuesit e tyre në listat e partive të vogla për zgjedhjet parlamentare dhe në ato lokale. Mjaftonte të përfshiheshin në listë si shenjë e pluralizmit partiak dhe të shërbimit të koalicioneve për konsum politik dhe mediatik. Të dy palët luanin me opinionin publik për konsum politik duke përdorur shifrat se cili koalicion kishte numrin më të madh të partive të përfshira në listën e tyre. Në këtë mënyrë të dy koalicionet tregonin një element të forcës politike vendase dhe tolerancën politike ndaj ideologjive ndryshe për hir të monitorimit të ndërkombëtarëve...Ndryshimi i kodit zgjedhor dhe çregjistrimi i partive që nuk plotësojnë kriteret është një çështje thelbësore.
Ndryshimet kërkojnë kohën e tyre dhe një vend me një popullsi 3 milion banorë logjikisht mund të përfaqësohet denjësisht nga tre rryma ideologjike: dy rrymat e socialdemokratëve që janë e majta (socialistët e moderuar) dhe e drjathta (fashistët e moderuar) dhe ideologjia komuniste. Sigurisht që në momentet kur kapitali rrezikohet nga pakënaqësitë e një shoqërie dhe ndërgjegjësimi i zonës gri të zgjedhësve i vë në lëvizje për të krijuar parti të tjera socialdemokrate majtas e djathtas në mënyrë që të kanalizohen votat e tyre për të mos u fuqizuar ideologjia komuniste nëpërmjet votës. Kapitalit i jepet mundësia e ruajtjes së pushtetit nëpërmjet politikës dhe pluralizmit partiak.
Megjithatë situata ka dalë nga shinat me krijimin e mbi 120 partive politike të regjistruara me vendim gjykate. Spastrimi i partive nëpërmjet kontrollit real dhe jo fiktiv duhet të kryhet si një domosdoshmëri për funksionimin konkret të parlamentarizmit në vend. Fiktiviteti në vend duhet të kontrollohet dhe të fillojë nga spastrimi i fiktivitetit politik duke vazhduar dhe në spastrimin ekonomik. Reforma në drejtësi dhe në politikën e vendit me kodin e ri zgjedhor do të jenë themelet e reja për një vend që do ta quaj veten shtet.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 123 reads



