...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kosova dëshiron luftë mes NATO-s dhe Serbisë - Vuçiçi

Kurti kërkon të jetë si Zelenski dhe unë do të jem një lloj Putini

SHJ

11/03/2023 - 13:03

Vuçiçi reagoi me një qendrim që e ka shpalosur edhe më parë pas arrestimit të Dejan Pantic nga policia e Kosovës: sipas tij “Kosova dëshiron të fillojë luftë mes NATO-s dhe Serbisë”!

“Ata duan që ta zvarrisin Serbinë në luftë me NATO-n. Kurti kërkon të jetë si Zelenski dhe unë do të jem një lloj Putini. Është gjithçka ata po kërkojnë, kjo është ajo çfarë ata po bëjnë për një kohë të gjatë. Dhe për këtë, ata kanë mbështetjen e një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar, sepse [Kosova] është fëmija e tyre”, komentoi ai pas arrestimit të Panticit për “krime lufte” gjatë viteve 1998-99. ”Ata nuk duan normalizim, ata duan ta poshtërojnë Serbinë. Por po ju them se kjo nuk do të ndodhë. S`do të ketë poshtërim, as dorëzim”, shtoi ai.

Pas arrestimit të tij serbët e Kosovës mbyllën rrugët në Jarinje dhe Bërnjak. Si pasojë policia e Kosovës kundërveproi duke mbyllur përkohësisht pikëkalimet. Kundrejt veprimit të tyre, Vuçiçi tha se “Panti është baza e Policisë së Kosovës në Leposavik dhe serbët u përgjigjën ndaj këtij [fakti]. Shërbimet tona e kanë hetuar shumë seriozisht të gjithë rastin. Unë bisedova me partnerët ndërkombëtarë dhe theksova pamaturinë e atyre që kryen një veprim të tillë dhe kërcënuan edhe një herë paqen”.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA