Kosova tokë e askujt - Rama
Kosova është një pikë e nxehtë dhe është bërë përgjatë viteve një tokë e askujt ku çdo lloj krimi ndërthuret me nacionalizmin në rritje
SHJ
05/10/2023 - 19:17
Dy ditë më parë gazeta “Dita” publikoi një opinion autori i të cilit si duket dëgjon vetëm Ramën, për ta spikatur atë: se ai është “shqiptari i vetëm aktualisht në botë që mendon me kokë të qetë dhe pa emocione”.
Rama, në fakt, shquhet për njeri emotiv dhe arrogancë. Gafat e tij s`kanë fund në qendrimet e tij politike. Si për të përgënjeshtruar idiotët e gazetës “Dita”, Rama lëshoi një profkë tjetër për Financial Times dje: ai the se “Kosova është një pikë e nxehtë dhe është bërë përgjatë viteve një tokë e askujt ku çdo lloj krimi ndërthuret me nacionalizmin në rritje”!
Gazetari i FT e ndreqi më pas qendrimin e tij duke shtuar në kllapa katërore “Veriun e Kosovës”. Por edhe nëse është kështu qendrimi i Ramës, është e qartë se atij ose i ka folur “llapa” përpara mendjes ose synon t`i japë Serbisë një arsye më shumë për ta pretenduar, sepse “veriu i Kosovës”, siç nënkupton togfjalëshi përkatës, është i Kosovës dhe si i tillë është njohur nga ne dhe shumë shtete të tjerë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 55 reads



