Ministri i mbrojtjes serbe kërcënon Malin e Zi dhe Maq. V ndërsa Rama i përgjigjet me “po**ën” e radhës
Stabiliteti shtetëror vazhdon të cenohet nga brenda në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ndërsa forcat pro-serbe të ndihmuar të nxitura nga Beogradi
Top Channel
21/08/2023 - 18:00
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të ministrit serb të Mbrojtjes ndaj stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke e konsideruar deklaratën e Vuçeviçit të rrezikshme dhe të papranueshme.
Përmes Twitter-it, Rama shkruan se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme, përmbyll mesazhin e tij kreu i qeverisë.
“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”- shkruan Rama.
Stabiliteti shtetëror vazhdon të cenohet nga brenda në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ndërsa forcat pro-serbe të ndihmuar të nxitura nga Beogradi zyrtar vijojnë në përpjekjet për destabilitet, duke i bërë dy vendet e Ballkanit Perëndimor target i kërcënimeve të Serbisë. Mesazhi i kryeministrit Rama vjen pas kërcënimeve të ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç në televizionin shtetëror serb.
“Ata (Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe se i kanë zgjidhur problemet e tyre me të…”, tha Vuçeviç.
Ministri Vuçeviç tha për Pink Tv tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e zemëruan Serbinë aq shumë kur njohën shtetin e Kosovës, saqë për këtë veprim duhet të goditen siç po goditet Ukraina.
“A po flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A po flini mirë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre...Kjo është karma e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur u bënë anëtarë të kësaj aleance të sigurisë kolektive ose të NATO-s, ata menduan se i kishin zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhte më atyre”, tha Vuçeviç.
Paralajmërimi se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të përballen me probleme dhe se nuk do të qëndrojnë të qetë edhe nëse janë anëtarë të NATO-s, duhet të jetë veçanërisht shqetësues për Aleancën dhe më pas edhe për qetësinë dhe solidaritetin e rrymave politike të këtyre vendeve me Serbinë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 145 reads