...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ministrja greke e kulturës rinisë së Finiqit: Mbani krenarinë që jeni grekë

Ministrja e “kulturës” erdhi për të çkulturuar popullin tonë dhe jo për të përcjellë një kumt vëllazëror dhe barazimtar.

SHJ

25/05/2022 - 13:08

Ministrja greke e kulturës, Lina Mendoni, ka vizituar Finiqin, qytezën “greke” në qarkun e Vlorës. Dëftues është fakti se kur u drejtohet gocave të reja të Finiqit, të veshura me veshje që kujtojnë veshjet e Greqisë antike, u thotë se “duhet t`u them se është shëtitja më e bukur që më kanë bërë ndonjë herë. Më kanë shëtitur në shumë vende, dhe në Greqi dhe jashtë saj, por vërtet, falë jush, është shëtitja më e bukur që më kanë bërë. Ju falenderoj shumë...sepse mbani brenda atë që thatë: krenarinë që jemi grekë”!

Kujtojmë se ministrja përkatëse ishte e pranishme pak ditë më parë në bisedimet mes ministrive të jashtme kur ministri grek kërcënoi homologen e tij, shqiptare, se po të ngrini çështjen “Çame” do të keni pasoja, duke përmendur qëllimin e vendit tonë për t`u integruar në BE. Hamendësisht, do të përdorë veton kur gjithë të tjerët do të votojnë integrimin tonë në “epshet” e elitave perëndimore.

Kujtojmë, gjithashtu, se ministrja përkatëse përfaqëson kulturën greke ku bënë pjesë dhe arsimi. Si e tillë, nuk do të përpiqësh të spikaste “krenarinë e të qenit grekë” mes shqiptarëve por e të qenit kontribues, nëse janë të tillë dhe nuk jetojnë me pensionet e qeverive greke, në jetën e përgjithshme të vendit ku jetojnë. As do ta nxiste atë për t`u krenuar kur jeton me një popull tjetër; sepse nxitje të kësaj natyre çojnë në fërkime shoqërore. Por si duket ministrja e “kulturës” erdhi për të çkulturuar popullin tonë dhe jo për të përcjellë një kumt vëllazëror dhe barazimtar. 

Dëftues është, gjithashtu, fakti se ministrja përkatëse ka mbiemër kuptimplotë dhe diktues: u thotë shqiptarëve të “mendojnë”!  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA