Noli me zë -1963: Shqipëria e Enver Hoxhës e pavarur siç e donim
Në një fjalim të vitit 1963, zëri i tij kumbon ndërsa gjuha e tij tingëllon më shumë si dialekt “sarandiot”.
SHJ
07/01/2023 - 15:27
Dje u shënua 140 vjetori i lindjes së Fan Nolit (6 janar 1882). Kontributin e tij për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e saj, por dhe kontributin e tij në lëvrimin e gjuhës shqipe, e njohin thuajse të gjithë. Por është ndryshe ta lexosh dhe shohësh në portrete dhe ndryshe ta dëgjosh.
Në një fjalim të vitit 1963, zëri i tij kumbon ndërsa gjuha e tij tingëllon më shumë si dialekt “sarandiot”.
Sidoqoftë, në ligjëratën e tij, Noli përmend qortimet e mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë ndaj qeverisë “Hoxha” por ai vetë i shmanget qortimit dhe thekson faktin se Shqipëria është, përfundimisht, siç e donim: e pavarur. Për të larguar çdo dyshim dhe qortim ai e krahason Shqipërinë e Enver Hoxhës me një foshnje, e cila nuk mund të kritikohet...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 54 reads