...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Nuk mund t`i ndryshojë taktikat tona një popull prej 1.5 milionë banorë - Eskobari

Nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do të bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij.

SHJ

19/09/2023 - 07:52

Siç është bërë zakon tashmë, pas një tensioni “ndërballkanik” pyeten emisarët e Uashingtonit për të qartësuar qendrimet. Lidhur me “tensionin” që shkaktoi Kurti dhe më pas ministrja e tij e jashtme, Gërvalla, lidhur me Lajçakun, Eskobari tha në një intervistë për Voa-n se “jam i shqetësuar se po shohim të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive. Kemi në njërën anë anëtarët e NATO-s që janë shumë të përkushtuar ndaj orientimit të tyre në NATO dhe atij evropian, dhe pastaj kemi tre të tjerët që po vështirësohen”.


Ai sqaron vendet që nënkupton në këto dy shpejtësi: Maqedoninë e Veriut, Malinezi dhe Shqipërinë. Më pas ai përmend Bosnjen, ku, sipas tij, Dodiku po sfidon bazat e qendrueshmërisë dhe sigurisë në Bonjë-Hercegovinë pas mbi 25 vjet – që nga koha e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Ndaj ai shpreson se “së bashku me zërat e përgjegjshëm duhet të zgjidhim se si ta forcojmë Dejtonin dhe ta lëvizim përpara Bosnjë-Hercegovinën përgjatë rrugëtimit të saj evropian”.


Ndërsa nuk sqaron vendet e tjerë të Ballkanit Perëndimor, pyetjes se nëse pati mundësi të bisedonte me Vuçiçin lidhur me mungesën e saknsioneve ndaj Rusisë, Eskobari u përgjigj se “nuk ka ndonjë detyrim ligjor për të vepruar kështu dhe është qartësisht një vend që mund të drejtojë vetë politikën e tij të jashtme”.


Pyetjes së nëse ka ardhur koha për një lloj përqasje të re nga BE-ja dhe SHBA-ja” për të ndikuar në vendosmërinë e Beogradit dhe Prishinës, Eskobari ai përgjigjet me “jo” ndërsa sqaron se ka “ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”; dhe e kam fjalën konkretisht për qeverinë se Kosovës, [sepse] ajo e ka një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë; dhe mendoj se deklarat e Borrelit ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t`i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë...për rajonin përveç integrimit evropian”.


Lidhur me kritikat e Kurtit ndaj Lajçakut emisari amerikan ripërforcoi qendrimet e mëhershme të BE-së dhe Uashingtonit ―se ata i besojnë plotësisht Lajçakut― ndërsa “lëshoi” të vërtetën e mirëditur në të cilën besojnë perëndimorët por të parrëfyer: “nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do të bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës” ndërsa tha se ishte alarmuar nga qendrimet e shoqërisë së Kosovës ndaj Lajçakut dhe se kishte kërkuar nga qeveria në Prishtinë t`i dënonte ato.


Në fund ai sqaron edhe një qendrimin e Uashingtonit se “në të gjitha këto takime, Shtetet e Bashkuara ishin shumë të qarta se duam të shikojmë vetëm palë që janë të përqëndruara tek integrimi evropian dhe të përkushtuara ndaj NATO-s dhe që ndajnë gjithashtu pozicionin tonë për sa i përket çështjes së Rusisë”.  

Gërvalla kërkon strategji të re nga ndërkombëtarët ndërsa rrëfen mashtrimin e madh

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha në një intervistë më Zërin e Amerikës se pajtimi me marrëveshjen e Ohrit, siguron njohjen ‘de facto’ dhe jo “de jure” të Kosovës dhe është kompromisi më i madh që ka bërë ajo. Në të vërtetë, Kosova me marrëveshjen e Ohrit nuk fiton as njohje ‘de facto’: sepse humbet qëllimin e saj për t`u njohur nga Serbia në emër të parimit të ndërsjelltësisë; nuk anëtarësohet në OKB si shtet i pavarur; mbetet pjesë “integrale” e Serbisë për sa kohë që kjo e fundit nuk ndryshon Kushtetutën; dhe heq dorë nga lufta për të drejtat e shqiptarëve në Serbi.


Ajo shprehu, gjithashtu, pakënaqësinë e saj lidhur me “ndërkombëtarët”, të cilët nuk po e vlerësojnë “kompromisin” e qeverisë “Kurti”, ndërsa tha se Lajçaku e mbushi kupën javën e kaluar. Për të njëjtën arsye, ajo kërkoi një strategji të re nga “ndërkombëtarët” dhe nuk foli fare për të drejtën ndërkombëtare përmes të cilës Kosova mund të fitojë dhe njohjen nga Serbia (por edhe nëse s`e njeh, nuk na prish shumë punë) edhe rrit pavarësinë e saj politike dhe ekonomike dhe hap rrugën për t`u bashkuar me Shqipërinë.  


Uashingtoni dhe Brukseli mbështesin  Lajçakun - jo Kurtin

BE: Kosova të nisë themelimin e Asociacionit pa vonesa dhe parakushte

Bashkimi Evropian i bëri thirrje të martën Kosovës që të fillojë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa vonesa dhe pa parakushte. Thirrjet pasuan takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Nju Jork të cilët u informuan nga shefi i politikës së jashtme të bllokut Josep Borrell, lidhur me takimin e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 14 shtator, në të cilin palët dështuan të arrijnë ndonjë përparim.

Në një komunikatë të publikuar sot thuhet se Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin me mungesën e zbatimit të zotimeve të Kosovës e Serbisë në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, duke theksuar se palët kanë marrë detyrime të cilat luajnë rol të rëndësishëm në rrugën e tyre integruese.

“BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim bazuar në propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në dialog. Puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë.

Ministrat e jashtëm të BE-së mbështesin ndërmjetësuesit

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ministrat e Jashtëm të bllokut u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, dhe u shprehën të shqetësuar me mungesën e përparimit të takimin e javës së kaluar mes palëve në Bruksel.

Zoti Borrell informoi të hënën në mbrëmje ministrat e Jashtëm të BE-së për takimin e 14 shtatorit në të cilin palët dështuan të arrijnë ndonjë përparim.

“Ministrat shprehën shqetësimin me mospërmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Dyja palët janë pajtuar në këtë rrugë të normalizimit më herët këtë vit. Është një detyrim dhe Këshilli i ministrave po u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe frymë të mirë për zbatimin e saj”, tha zoti Borrell.

Të dyja palët u pajtuan në muajin shkurt në Bruksel dhe në muajin mars në Ohër për një marrëveshje të mbështetur në një plan evropian që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe parasheh përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ajo që ne duam, ajo që kërkojmë është që të fillojë zbatimi në bazë të propozimit tonë pa vonesa të mëtejshme. Dhe kjo përfshin detyrimin që të dyja palët të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e mëhershme”, tha zoti Borrell.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit.

Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga Bashkimi Evropian, por zoti Borrell tha të hënën se ministrat e Jashtëm të bllokut ritheksuan mbështetjen e plotë ndaj ndërmjetësuesve.

Në Nju Jork dy zyrtarët e lartë amerikan, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar thanë se diskutuan me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për “angazhimin tonë të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën për të ulur tensionet dhe për t'u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – që është çelësi i qëndrueshmërisë rajonale dhe integrimit në Bashkimin Evropian”.

Presidentja Osmani shkroi në rrjetet sociale se “roli i Shteteve të Bashkuara është thelbësor për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes së ndërsjellë”.

Diplomatët perëndimorë po bëjnë thirrje që palët të përshpejtojnë procesin e normalizimit mes shqetësimeve për ripërtëritje të dhunës në rajonin që ende po rimëkëmbet nga luftërat e viteve të 90-ta.

Ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Rusia mund të përdorë Beogradin për të nxitur konfliktet etnike në Ballkan, për të tërhequr vëmendjen e botës nga agresioni i saj në Ukrainë.

Ndryshe nga Kurti, DASH-i falenderon punën e Lajçakut

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi.

Komentet erdhën si përgjigje ndaj një kërkesë të Zërit të Amerikës për një reagim rreth pohimeve të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili akuzoi sot zotin Lajçak për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës, në takimin e javës së kaluar mes palëve.

Kryeministri Kurti tha se u kishte dërguar letra mbi këtë çështje vendeve kryesore perëndimore ndërsa akuzoi zotin Lajçak ndër të tjera për “deformim të procesit”.

Në përgjigjen drejtuar Zërit të Amerikës zëdhënësi i DASH-it nuk konfirmoi apo mohoi nëse letra kishte mbërritur në Uashington, por tha se:

“Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”.

Po kështu zëdhënësi i DASH-it shprehte zhgënjimin mbi mungesën e përparimit në takimin e 14 shtatorit, duke shtuar se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.

“Ne presim që të dy vendet t'i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti. Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në detyrimet ekzistuese dhe të mëparshme bazuar tek dialogu (i lehtësuar nga BE-ja) dhe marrëveshja e Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Zëdhënësi i DASH-it e përfundoi reagimin e tij duke shtuar se Uashingtoni është plotësisht i bashkuar me vendet e partnere të Kuintit në mbështetjen që i jep procesit të dialogut. Ai tha se SHBA-të do të konsultohet si brenda ashtu edhe me partnerët e tyre evropianë mbi hapat e ardhshëm.

Të hënën gjatë një konference me gazetarë në Prishtinë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak se nuk ishte “i paanshëm” në takimin e javës së kaluar ndërmjet palëve.

Ai tha se më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit, kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti.

“Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi e plotëni të saj ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që dëshiron Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të ecë në një shteg të tillë".

Kryeministri Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e kishte pranuar një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër.

Kryeministri Kurti njoftoi se u ka dërguar letra kryeqendrave kryesore të vendeve perëndimore për të sqaruar takimin e fundit dhe akuzoi zotin Lajçak se ka “deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë dhe të hollësishëm, të menjëhershëm e të pakushtëzuar të marrëveshjes bazike dhe aneksit implementues, por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave njëherë e pastaj shohim”.

Udhëheqësit e dy vendeve u takuan në Bruksel mes tensionesh të larta dhe thirrjeve të diplomatëve perëndimorë për shmangien e veprimeve që mund të nxisin një ripërtëritje të dhunës në rajon. Tensionet shpërthyen në fund të muajit maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave me mbështetjen e policisë.

Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.   

Kurti: Lajçak është pozicionuar kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi të hënën të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak se nuk ishte “i paanshëm” në takimin e javës së kaluar ndërmjet palëve.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Prishtinë, në të cilën tha se me 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti.

“Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi e plotëni të saj ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që dëshiron Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të ecë në një shteg të tillë.

Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër.

Kryeministri Kurti tha se u ka dërguar letra kryeqendrave kryesore të vendeve perëndimore për të sqaruar takimin e fundit dhe akuzoi zotin Lajçak se ka “deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë dhe të hollësishëm, të menjëhershëm e të pakushtëzuar të marrëveshjes bazike dhe aneksit implementues, por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave njëherë e pastaj shohim”.

Udhëheqësit e të dyja vendeve u takuan në Bruksel mes tensionesh të larta dhe thirrjeve të diplomatëve perëndimorë për shmangien e veprimeve që mund të nxisin një ripërtëritje të dhunës në rajon. Tensionet shpërthyen në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave me mbështetjen e policisë.

Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

Raport i përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA