...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pasi shkretuan Shqipërinë me shkatërrimin e pyjeve tani duan të gjelbërojnë tarracat e...

Deri në vitin 2030, ata që kanë apartamentet në qytetet bregdetare do të shpenzojnë më pak për ngrohjen e apo ftohjen e banesave të tyre, pasi ato do të jenë të përshtatura për të kursyer energji.

Monitor

13/09/2019 - 19:01

Nëpërmjet Planeve të Përgjithshme Vendore, Planeve Sektoriale Vendore dhe Planeve të Detajuara Vendore dhe rregulloreve lokale, Bashkitë e brezit bregdetar (12 qytete që kanë dalje në Adriatik dhe Jon), sipas një plani veprimi asistuar nga UN Habitat, duhet të zhvillojnë fillimisht zonat dhe standardet për nxitjen e eficiencës energjetike në godina.

Bashkitë e brezit duhet të rrisin fillimisht efikasitetin energjetik në godina me funksione publike dhe sociale, duke synuar rigjenerimin e plotë të godinave që mundësojnë uljen e përdorimit të energjisë elektrike, duke përdorur burime alternative energjetike, si dhe duke përmirësuar infrastrukturën e rrjeteve të brendshme të godinave.

Bashkitë duhet të vendosin në rregulloret e tyre të zhvillimit standarde të larta për efikasitetin energjetik, e si rrjedhojë të gjitha ndërtimet e reja duhet të plotësojnë standarde të larta të efikasitetit energjetik. Në të njëjtën kohë duhet nxitur përdorimi i tarracave të gjelbëruara me funksione mikse, si prona të përbashkëta, me hapësira të dedikuara për panelet diellore dhe me shërbime mbështetëse.

Bashkitë e brezit duhet të zhvillojnë standarde klasifikuese e diferencuese për zhvillimin e blloqeve të reja të banimit me certifikata “green/të gjelbra”, duke ofruar taksim të diferencuar për përdorimin e këtyre aseteve.

Gjithashtu, pjesë e planit është shndërrimi i lagjeve dhe blloqeve urbane të qëndrueshme.

Pesë principet e promovuara nga UN Habitat parashikojnë të nxisin zhvillimin urban të qëndrueshëm duke krijuar vendbanime të jetueshme dhe eficiente. Qendrat urbane duhet të jenë të suksesshme, të përshtatshme, të jetueshme dhe të sigurta. Qendrat urbane duhet të mbartin këto elemente dhe karakteristika, të cilat kontribuojnë në përmbushjen e pesë principeve të lartpërmendura:

  1. Rrugë plot gjallëri, që mbështesin dhe promovojnë jetën në rrugë duke lejuar aktivitete të ndryshme, si dhe fasada e gjerësi rrugësh të favorshme që reduktojnë prezencën dhe rolin e transportit individual me mjete. Pesë principet inkurajojnë densitetet e larta dhe përdorimin miks të territorit që shërbejnë si shtysë (nxitës) për krijimin e këtyre rrugëve. Densitetet e larta duhet të gjenerojnë shërbime me kërkesë të mjaftueshme ekonomike dhe komerciale, ndërkohë që përdorimi miks i territorit duhet të sigurojë hapësira të përshtatshme për shërbime dhe prodhim. Qendrat urbane në përputhje me 5 parimet duhet të jenë të afta të lidhin kërkesën me ofertën dhe kështu të stimulojnë dhe të sigurojnë prosperitet për jetën plot gjallëri të rrugëve të qyteteve, të cilat përmbushin nevojat materiale dhe shpirtërore të banorëve, si dhe për të krijuar siguri e prosperitet në këto qendra. Kjo është karakteristikë kyçe e qendrave urbane të qëndrueshme.

2. Blloqe/lagje miqësore për këmbësorëtqë promovojnë ecjen, si masë për të sjellë njerëzit në hapësirat publike, për të reduktuar mbipopullimin me trafik, si dhe për të nxitur ekonominë dhe ndërveprimet në shërbime. Rrugët e gjallërueshme inkurajojnë ecjen dhe lëvizjen me biçikleta, ndërkohë që një rrjet rrugor bën të mundur që shërbimet e nevojshme të administratës të arrihen lehtësisht në këmbë ose me biçikletë, duke garantuar siguri dhe eficiencë kohore. Densiteti i lartë, përdorimi miks i territorit si dhe miksimi social bëjnë të mundur afërsinë me punën, banesën dhe shërbimet. Ecja ndihmon në zvogëlimin e varësisë ndaj përdorimit të makinës, duke siguruar në këtë mënyrë, lehtësimin e trafikut, ndotjen e ajrit dhe problematikat e shterimit të resurseve. Është më e shëndetshme të “ecësh sesa të ngasësh makinën!” Vitaliteti i jetesës në qytete shtohet në mënyrë të jashtëzakonshme nga këmbësorët dhe shërbimet në funksion të tyre.

3.Të përballueshme në transaksione, aktivitete ekonomike, në shërbime dhe banim, duke promovuar distanca të shkurtra, duke reduktuar kostot dhe shërbimet e banesave për grupe të ndryshme përdoruesish në shoqëri. Afërsia e sjellë nga aplikimi i “Pesë Parimeve”, ndihmon në reduktimin e kohës së keqshpenzuar dhe resurseve, duke sjellë kështu uljen e kostove në shërbimet kryesore. Principi i miksimit social duhet të promovojë një shpërndarje racionale të resurseve publike urbane si dhe të ofrojë strehim të përshtatshëm për grupime me të ardhura të ndryshme, nëpërmjet rregulloreve të planifikimit të qendrave urbane, duke siguruar barazi sociale dhe duke promovuar eficiencë ekonomike. Një qendër urbane që ofron akomodim të përballueshëm dhe ftues, është një shembull i mirë me karakteristika bazë për formimin e qendrave urbane të qëndrueshme.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA