Plani i Vuçiçit për rikrijimin e ish-Jugosllavisë me Shqipërinë brenda, është plani i Gjermanisë
Dita
06/04/2017 - 20:24
Aleksandër Vuçiç ka lëshuar nga një media prestigjioze amerikane një mesazh të fortë për rajonin, duke kërkuar rikthimin e ish-Jugosllavisë dhe ndërlidhjen ekonomike aty, të Shqipërisë.
Në një intervistë për “Politico” në SHBA, ai ka deklaruar se bashkimi ekonomik dhe doganor i Ballkanit Perëndimor është në fakt një rikrijim tregu i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë.
“Nëse të tjerët bien dakord ne do të bëhemi një treg prej 20 milionë njerëzish. Është një treg domethënës.
Do të jemi në gjendje të tërheqim shumë më tepër investitorë. Mendoj se këtë edhe të tjerët e kuptojnë… Bëhet fjalë për “Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë”.
Kjo është ide politike pa rrezikim të sovranitetit të këtyre shteteve. Do të nxisë ekonomitë tona”, shprehet Vuçiç, aktualisht kryeministër në detyrë dhe president i zgjedhur.
Vuçiç gjithashtu ka komentuar ish-presidentin e Jugosllavisë, Josip Broz Titon duke thënë: “Ai ishte një diktator komunist, por një njeri shumë i zgjuar. Ai e dinte se si të lidhte njerëzit mes vete, kjo është një gjë që kemi nevojë.”
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 291 reads



