...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Protesta “mobilizoi” Ramën por për t`i mashtruar edhe një herë protestuesit e ndershëm

Gjykuar nga përçartja e tij lidhur me parashtrimin e “bordit superspecial” dhe nga karakteri i protestës ―protestuesit s`e kanë të qartë shkallën e krizës në sektor as i kanë të qarta politikat e drejta―me siguri që do të mashtrohen me “bordin” e Ramës dhe kështu kriza thellohet

Ylli Përmeti

11/03/2022 - 08:50

Karakterin protestës kundër rritjes së çmimit të energjisë nuk mund t`ia ndryshojmë: ajo është spontane dhe mashtruese, për gjithë arsyet që kam përsëritur disa herë. Por, sidoqoftë, ajo e detyroi kryemashtruesin të kërkojë mirëkuptim dje pasdite nga protestuesit duke i “zbutur” me krijimin e bordit të posaçëm (“special” e quan kryefutjakoti në parashtrim, madje më tej e quajti “bord superspecial”), ku do të bëjë pjesë dhe qeveria dhe furnitorët e naftës. Bordi do të miratojë “çmimin në tregun e naftës”; do të përcaktojë “marzhin e fitimit”; dhe do të shqyrtojë (“flitet” tha kryefutjakoti...se për të shqyrtuar nuk ka mësuar) dhe procesin e grumbullimit dhe shfrytëzimit.

Gjykuar nga përçartja e tij lidhur me parashtrimin e “bordit superspecial” dhe nga karakteri i protestës ―protestuesit s`e kanë të qartë shkallën e krizës në sektor as i kanë të qarta politikat e drejta―me siguri që do të mashtrohen me “bordin” e Ramës dhe kështu kriza thellohet! Vlen të përmendet se Rama dje ‘mashtroi’ edhe një herë për cilësinë e naftës sonë: ai tha se “nafta jonë është e rëndë [dhe] shitet për bitum. Nëse nafta jonë do ishte për pompa për 1 javë do i çonte për skrap makinat tona”.

Nuk harroi të “mbrohësh” se nuk është hajdut siç e akuzojnë. Për të mbrojtur politikat e tij përmendi rastin e blerjeve dhe shitjeve të energjisë së hidrocentraleve, se ne blejmë kur…dhe shesim kur…por nuk përmendi faktin e madh se energjia elektrike është pjesë e tregut botëror që nga viti 2005 dhe çmimin e saj, gjithashtu, e përcakton i njëjti treg! As përmendi lëvizjet demografike dhe përqendrimin e popullit në qytete ku nevoja për mjete elektrike shtohet dhe ashtu shtohet nevoja për energji. Dhe as përmendi, në fund, parashikimet e studimeve se sasia e energjisë së hidrocentrale do të bierë në kohën kur lëvizjet demografike vazhdojnë të jenë të pakontrolluara dhe nevojat për energji do të rriten!      

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë as kur jemi në kulmin e prodhimit në një vit me reshje të larta dhe naftën jo e jo, sepse ne nuk kemi naftë për Disel apo benzinë, nafta jonë është e rëndë shitet për bitum. Nëse nafta jonë do ishte për pompa për 1 javë do i çonte për skrap makinat tona. Disa thonë se e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë energjinë se e vjedhin politikanë, kjo është logjikë hajdutësh. Kush e shpjegon kështu thjeshtë në potencë është një hajdut. Si mund të akuzosh tjetrin për hajdut pa asnjë provë me fakte të stisura. Ne e shesim energjinë në kohëra me shi, kur ne e shesim duhet ose ta shesim ose ta hedhim. E shesim lirë se në vjeshtë dhe në dimër çmimi bioe, ndërkohë që e blejmë shtrenjtë sepse në verë nuk kemi reshje, hni9veli bie nën nivlelin teknik, dalim në treg dhe e blejmë shtrenjtë. Prandaj po ndërtojë Sakavicën për të depozituar ujin e tepërt. Të gjitha duan kohë. Ndarja tek faktet na bën të çorientohenmi dhe të hyjmë në kacafytje vrasëse. Nuk ndahemi ke faktet kur flasim për çmimin e energjisë sot. Një megvat për orë që vjet kushtonte 52 euro sot blihet me 550 euro. Ne jemi zotuar të mbrojmë konsumatorin dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit, kur unë dola dhe paralajmërova krizë që do vinte drejt nesh. Kur unë fola për krizë nuk e dinte njeri se Europa do të hynte në luftë. E kemi marrë këtë zotim për të mos rritur çmimin e energjisë. Lufta e impaktoi krizën e energjisë dhe naftës por ne do ta mbrojmë konsumatorin. Kjo qeveri jo vetëm që nuk u ka kthyer kurrizin njerëzve, por po rrimë në këmbë për tu lehtësuar hallet e këtyre njerëzve dhe këtij vendi. Unë e kam thënë që ditën e parë që nuk do e rrisim çmimin e energjisë. Sot jemi në një situatë ku njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit dhe naftës, Rusia ka hyrë në luftë, çmimet po kërcejnë në mënyrë marramendëshe. Qeveria financon nga të ardhurat, dhe të ardhurat vijnë nga taksat. Sot çmimi në faturë është i njëjtë me atë kur nuk kishte fare krizë. Ne sot detyrën bëjmë, atë po bëjnë dhe kryeminsi9trat e tjerë, ku çmimi i energjisë është rritur në faturën e konsumatorit. Është detyra jonë të mbrojmë të gjithë familjarët dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo qeveri si asnjë qeveri më parë e ka treguar edhe herë të tjera, mund të akuzohet për shumëçka, por kurrën e kurrës për mospasjen e vëmendjes ndaj njerëzve të këtij vendi. Nuk besoj se ka njeri të arsyeshëm që thotë le të rritet energjia le të ulet nafta, jo. Energjia i prek të gjithë edhe ata që nuk kanë veturë, pensionistët dhe fermerët. Abcnews   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA