Protesta rebeluese e studentëve ndaj Veliajt dhe turpi i “gazetarisë” shqiptare: Ben Blushi dhe Top Channel
“Zoti kryetar, e vërteta e rinisë nuk është kjo me ngjyra dhe spektakël. E vërteta e rinisë është ajo e mijëra të rinjëve që punojnë në kushte të mjerueshme, për të paguar tarifat e shkollës, që janë më të shtrenjta se rroga e kryetarit”.
SHJ
09/12/2021 - 18:06
Dje disa studentë dhe veprimtarë pranë “Organizatës Politike” protestuan kundër propagandës së Erion Veliajt, të cilën po e shpaloste mes shumë të rinjëve të tjerë, partiakë, në Pallatin e Kongreseve me rastin e Ditës së Rinisë.
Protesta filloi me reagimin prekës të Bislim Laknës, një student plotë kurajë, i cili ngriti zërin duke thënë: “Zoti kryetar, e vërteta e rinisë nuk është kjo me ngjyra dhe spektakël. E vërteta e rinisë është ajo e mijëra të rinjëve që punojnë në kushte të mjerueshme, për të paguar tarifat e shkollës, që janë më të shtrenjta se rroga e kryetarit”.
Më pas rojet e Veliajt e larguan të riun me dhunë nga Pallati ndërsa studentë e veprimtarë të tjerë, bashkëstudentë me Laknën, ngritën zërin dhe akuzuan Veliajn për politika kriminale.
Veliaj u kundërpërgjigj duke ironizuar parrullat në muret e Tiranës të shkruajtura nga e njëjta organizatë. Ai i quajti ata “pseudomarksitë” sepse me parrulat e tyre detyrojnë punëtorët t`i fshijnë qoftë edhe në ditë pushimi. Për këtë reagim të Veliajt, Top Channel shkruajti se Veliaj e “shkatërroi me një tweet Arlind Qorrin”, drejtuesin e OP-së!
Kështu tregoi edhe një herë se kujt i shërben.
Kujtojmë se drejtor i televizionit përkatës është Ben Blushi, i cili “luftoi” shumë vjet për të drejtat e qytetarëve (ndonjë herë edhe të klasës punëtore), në të shumtën e kohës me xhepa plotë, por kur mori drejtimin e televizionit në fjalë, ndërroi klasë: u bë palë me klasën e lartë ose klasën borgjeze të Nanos, Berishës dhe Ramës, megjithëse ai ishte deri diku pjesë e të njëjtës klasë që në socializëm.
Por me detyrën e tij si drejtor i televizionit në fjalë e tregoi më qartë se kurrë se cilës klasë i shërben dhe pse. Kritikat e tij ndaj Ramës, rrjedhimisht, kur ishte në kuvend, ishin të rreme ose shtirëse.
Kujtojmë, gjithashtu, se Veliaj ka premtuar realizimin e disa kërkesave të studentëve (kartë studenti etj.). Por studentën nuk janë ndihmuar mjaftueshëm në përpjekjen e tyre për t`u kualifikuar për tregun e punës; ndaj protestojnë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 68 reads



