Pse ambasadorët kundërshtojnë amnistinë e Ramës?
Kanë dy arsye: njëra lidhet me interesat e ngushta ekonomike të dhomave tregtare dhe tjetra me interesa më të gjera gjeopolitike: zgjerimin e euros!
SHJ
19/07/2022 - 14:11
Politika në fjalë shkakton dhe një efekt të dëmshëm për investitorët perëndimorë: ajo fuqizon lekun, sepse pasuritë e deklaruara do të kthehen në lekë. Megjithëse ambasadorët nuk kanë mbajtur ndonjë qendrim publik (përveç ambasadores franceze e cila ka thënë se “çështja ngre shumë pikëpytje”) lidhur me kundërshtinë e tyre, arsyeja se pse e kundërshtojnë lidhet me interesa të ngushta ekonomike në dhomat e tyre tregtare. Këto të fundit dihet se përdorin kryesisht euron në shkëmbimet tregtare. Duke ditur se me amnistinë fiskale fuqizohet leku dhe dobësohet euroja, qoftë edhe përkohësisht, madje nuk përparon zgjerimi i euros në vendin tonë, dhe ambasadorët perëndimorë kanë për qëllim edhe zgjerimin e përdorimit të euros dhe jo të devizave kombëtare, ata e kundërshtojnë atë.
Kanë, në fjalë të tjera, dy arsye: njëra lidhet me interesat e ngushta ekonomike të dhomave tregtare dhe tjetra me interesa më të gjera gjeopolitike: zgjerimin e euros! Dhe nëse i shtojmë këtij efekti dhe efektin tjetër, se drejtuesit e dhomave tregtare mund të ndalohen në transaksionet e tyre të fshehta, meqë e zbuloi Rama si veprimtari, bëhet e qartë se interesat e ngushta ekonomike por mbi të gjitha interesat e gjera gjeopolitike, nxisin ambasadorët të kundërshtojnë amnistinë dhe nuk mund të jetë shqetësimi i tyre për paratë e krimit për sa kohë krerët e dhomave të tyre kanë kryer transaksione të fshehta!
Për më shumë:
Katër jodobitë e amnistisë fiskale dhe lufta e re e Ramës me ambasadorët
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 43 reads



