...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qeveria vepron ndryshe me Pjetrin dhe ndryshe me Kajmakun

Qeveria vepron ndryshe me Pjetrin dhe ndryshe me Kajmakun: të parin e zëvendësoi pa ardhur përgjigjja nga Italia ndërsa Kajmakun s'e luan as topi!

SHJ

05/09/2019 - 10:31

Pas denoncimeve të opozitës se Prokuroria po zvarrit hetimet mbi dy kryebashkiakët socialistë të shpallur fitues në zgjedhjet e 30 qershorit , Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Agim Kajmaku i Vorës, organi i akuzës ka zbardhur me detaje hapat që ka marrë për dy rastet.

Në një deklaratë të sajën Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se procedurat brenda territorit shqiptar janë kryer dhe se janë pritje të përgjigjeve nga dy shtetet Italia dhe Greqia për dy kryebashkiakët e akuzuar.

Për hetimet e kryebashkiakut të Vorës, prokuroria bën të ditur se është vënë në lëvizje menjëherë pas shkresës së PD-së të paraqitur në Prokurori Ajo thotë se Kajmakut i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”. Për këtë arsye Prokuroria ka administruar të dhënat biometrike të Kajmakut nga kompania e pasaportave ALEAT. Këto gjurmë i janë dërguar INTERPOL-it.

Për kryebashkiakun e dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, Prokuroria thekson se u ndoq e njëjta procedurë verifikimi dhe ndryshe nga Kajmaku, shenjat gishtave janë dorëzuar nga vetë i akuzuari nga opozita. gjurmët e gishtave i janë marrë edhe Valdrin Pjetrit ndërsa apo priten të dhënat nga shteti italian. tvsh   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA