...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rama kundër BE-së: referendumi i Erdoganit një sukses

SHJ

19/04/2017 - 14:25

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka marrë mbrëmë një telefonatë urimi nga kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas informacioneve të “Anadolu Agency”, Rama ka “uruar Erdogan për suksesin e arritur në referendumin për ndryshimet Kushtetuese”.

Rama dhe Erdogan kanë treguar se kanë një marrëdhënie të veçantë me njëri-tjetrin, madje kryeministri shqiptar ishte i ftuar në dasmën e një prej fëmijëve të presidentit turk.

Mbrëmë Erdogan është uruar edhe nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

BE ka mbajtur qëndrim kritik  ndaj rritjes së pushtetit të Erdogan. Dita   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA