...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Serbia: Lirimi i Haradinajt vendim i turpshëm e antiligjor

DW

28/04/2017 - 09:35

Qeveria e Serbisë e quan vendimin e gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt - të paturpshëm, skandaloz, antiligjor, të padrejtë. Ky veprim në radhë të parë është i motivuar politikisht, deklaroi kryeministri aktual i Serbisë i zgjedhur si President, Aleksandar Vuçiç pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe.

Vuçiç bëri të ditur se do të thërrasë edhe formalisht për sqarime e protestë ambasadorin e Francës në Beograd. Më tej Serbia do t'i dërgojë edhe një notë proteste Francës.

Në reagimin e parë pas marrjes së vendimit për të liruar Haradinajn, një zëdhënës i qeverisë së Serbisë tha se po shqyrtohen të gjitha hapat e mundshëm si pasojë e këtij vendimi.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA