SHBA-ja dhe Brukseli ‘paralajmërojnë’ Kurtin dhe Vuçiçin
Ajo kërkon nënshkrimin e propozimit pa “kushte” pavarësisht se ftoi palët për të bërë propozime pasi i dijësoi me propozimin.
Ylli Përmeti
24/02/2023 - 17:29
SHBA-ja dërgoi një “paralajmërim” dimplomatik sot për Kurtin dhe Vuçiçin: u thotë të jenë “konstruktivë” lidhur me propozimin franko-gjerman javën tjetër në Bruksel. Fjala “konstruktiv” buron nga fjala latine “constructivus” dhe ka kuptimin e “grumbullimit bashkë”. Por unë e përkthej “dobiprurje”. Në rastin konkret ajo kërkon nënshkrimin e propozimit pa “kushte” pavarësisht se ftoi palët për të bërë propozime pasi i dijësoi me propozimin.
Ka dhe një zhvendosje tjetër: departamenti amerikan tha se ai beson se “marrëdhëniet e normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të synojnë në fund në njohjen e ndërsjellë”. Kujtoj se amerikanët kanë mbështetur qasjen e Kurtit që njohja të jetë në qendër. Tani njohja do të jetë “në fund” të procesit të dialogut. Këtë fakt e theksoi dhe Miroslav Lajçak: ai u kërkoi palëve të deklarojnë publikisht se pranojnë propozimin dhe se ai “nuk do të negociohet”.
(Pa)drejtësitë e propozimit franko-gjerman dhe nevoja për mbështetjen e Kurtit
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 85 reads



