...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shqipëria dhe Malizi me borxhin publik më të lartë në rajon

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditen nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në Rajon për vitin 2018

Monitor

11/02/2019 - 14:14

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditen nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në Rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit të lëshuar së fundmi.

Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrije në 56.4 për qind në fund të vitit 2018 nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014.

Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i zi kryesojnë renditjen.

Mali i Zi pret të mbyllë vitin me një borxh sa 70 për qind e PBB-së. Borxhi i Malit të Zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që kanë marrë autoritetet atje për të ndërtuar një autostradë që i lidh me Serbinë më një vlerë rreth 900 milionë euro  financime kineze.

Ndërkohë borxhi Shqipërisë vijon të jetë joelastik ndaj zhvillime pozitive makroekonomike.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me ritmet më të në Rajon me mbi 4 % të PBB në fund të 9-mujorit, teksa buxheti ka përformuar me suficit primar, teksa borxhi publik është “gozhduar” rreth 70 % për qindëshit.  Pas shifrës zyrtare me 69.9% të PBB-së në të cilën pritet të mbyllet borxhi publik më 2019, realiteti mbi borxhi publik mbetet i trishtë për shkak të detyrimet e prapambetura të paazhornuara në borxh ishin 24 miliardë lekë ose sa 1.5% e PBB.

Më vendet e tjera të rajonit borxhi publik është në kufirin 60%, të cilin FMN e konsideron shqetësues. Maqedonia pret të përmbyllë vitin 2018 me një borxh sa 42.2 % të PBB-së, Bosnja me 35 për qind.

Turqia dhe Kosova paraqitet me borxhin më të ulët në raport me PBB. Edhe pse Turqia u përball me një krizë e cila zhvlerësoi lirën turke gatoi me një të tretën ndaj euros dhe dollarit për pak kohë, borxhi i vendit u rrit me vetëm 2% të PBB-së gjatë 2018. Ndërsa Kosova, duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e PBB-së.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA