...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shqipëria si “nevojtore bërthamore” e Italisë vërtetohet nga shtypi italian

Sipas gazetës italiane “Quatidiona Nazionale” Rama po zhvillon bisedime jozyrtare me Melonin në brigjet e detit jon për tre çështje kryesore: turizmin, energjinë dhe raportet në rajonin Ballkanik

SHJ

15/08/2023 - 21:14

Ndërtimi i një centrali bërthamor, me kapacitet 1500 Megavat, është marrëveshja që Italia ka arritur me Shqipërinë me një investim i barabartë me 4 miliardë euro.

Ky lajm zbulohet nga mediat italiane, të cilat shprehen të bindura se ky central bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri, nga marrëveshja Rama-Meloni.

Sipas tyre, kompanitë italiane që do të ofrojnë aftësi, kompetenca e konsulencë janë ENI (Kompani italiane multinacionale e energjisë), ENEL (kompani italiane multinacionale për shpërndarjen e energjisë elektrike e gazit), EDISON (kompani nga më antiket italiane në fushën e energjisë e shpërndarëse e gazit natyror).

Realizimi i një centrali të tillë nuklear ka krijuar jo pak debate politike. Ministri i Infrastrukturës e Transportit Matteo Salvini ka kërkuar që debati të marrë hinkën e një referendumi popullor pro o kundër energjisë nukleare.

Ekspertët italianë të ekonomisë cilësojnë se 3 kompanitë e sipërmendura pra ENI, ENEL e EDISON, janë të vetmet që përfitojnë nga ky investim, ndërsa do të jetë mjaft e vështirë për dhjetra kompani të tjera që operojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme. Dita

Protesta e “grekëve” në Himarë krijoi përshtypjen se detyroi Ramën të kërkonte ndihmën e kryeministres italiane Meloni dhe këshilltarit të tij, Blerit, me ardhjen e të parës në Vlorë dhe të dytit në Himarë. Por duket se s`është ashtu: sepse sipas gazetës italiane “Quatidiona Nazionale” Rama po zhvillon bisedime jozyrtare me Melonin në brigjet e detit jon për tre çështje kryesore: turizmin, energjinë dhe raportet në rajonin Ballkanik. Lidhur me energjinë, gazeta në fjalë raporton se bëhet fjalë për energjinë bërthamore ose ndërtimin e një impianti bërthamor në tokën shqiptare në emër të “bumit” turistik, tek i cili kontribon vendimtarisht populli italian. 

Më herët shtypi italian ka raportuar se:

Shqipëria ndez dritën e jeshile për dhënien e ujit në Itali – Corriere   

Përditësuar në datën 28 gusht 2023

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA