...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Veteranët e LANÇ-it dhe komunistët nderojnë 78 vjetorin e Heronjëve të Vigut

Me 21 Gusht 2022, në 78 vjetorin e rënies, pranë monumentit të HERONJVE TË VIGUT në Shkodër, u bënë homazhe e u vendosën kurora me lule nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve, Orgenizatës së Dëshmorëve, Shoqatës së Ushtarakëve të Qarkut të Shkodrës; si dhe nga përfaqësuesit e Partisë Komuniste të Shkodrës dhe të Lezhës

SHJ

21/08/2022 - 19:44

1944 – 21 Gusht – 2022

78 VJETORI I RËNIES

HOMAZHE E KURORA ME LULE PRANË MONUMENTIT TË HERONJVE TË VIGUT

Me 21 Gusht 2022, në 78 vjetorin e rënies, pranë monumentit të HERONJVE TË VIGUT në Shkodër, u bënë homazhe e u vendosën kurora me lule nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve, Orgenizatës së Dëshmorëve, Shoqatës së Ushtarakëve të Qarkut të Shkodrës; si dhe nga përfaqësuesit e Partisë Komuniste të Shkodrës dhe të Lezhës. Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Këshillit të Qarkut, zoti Ilmi Lakti dhe Prefektja e Shkodrës, zonja Majlinda Angoni.

Për Epopenë e Kuqe të 5 Heronjëve të Vigut, foli Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Shkodrës, zoti Zamir Llazani.

Në emër të Partisë Komuniste të Shqipërisë, përshëndeti Gjon Bruçi.

.   .   .

“VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT”!

(Fjala përshëndetëse e përfaqësuesit të PKSH, Gjon Bruçi)

Të nderuar përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Organizatës së Dëshmorëve, Shoqatave Ushtarake, Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, përfaqësus të pushtetit lokal; qytetar të pranishëm:  Në emër të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ju përshëndes në këtë datë të shënuar të 78 vjetorit të rënies heroike të pesë Heronjëve të Shkodrës.

Së pari, fjalën time do ta nis me leximin e tri strofave poetike, që ish Kryetari i Partisë Komuniste, poeti e shkrimtari komunist e revolucionar, Hysni Milloshi, u ka kushtuar Heronjve të Vigut, në poemën e tij madhore “ATDHEU”. Midis të tjerave ai shkruan:

Mu në Vigun e Mirditës, Stalingradi me pesë vetë,

Atdheut, kurorë legjendash, seç i shtuan dhe një legjendë;

Kjo legjendë e madhërishme, nëpër shekuj do gjëmojë!

Edhe pse me plumb në zemër, edhe pse me gjak në gojë!

Maten pesë me pesëqind, po i thonë vdekjes: Nuk na tremb!

Maten pesë me pesëqind, po i thonë plagës: Nuk na dhemb!

Maten pesë me pesëqind, po i thonë Gjadrit: Jemi valë!

Maten pesë me pesëqind, po i thonë tokës: Jemi farë!

Jemi farë, mbjellim lirinë, komunist emrin na e thonë,

Mu në firmën e Çlirimit, kemi vënë jetën tonë!

Stalingradi i të pestëve, ra pastaj si farë mbi dhé,

Mu në vigun e Mirditës, rron e flet një EPOPE!

Së dyti: Këta pesë Yje Partizane, ashtu si gjithë Luftëtarët e tjerë të LANÇ, jo vetëm në komunikimin e përditshëm, por edhe në çastin e fundit të rënies, e çuan grushtin lart, duke thirrur me zë: “VDEKJE FASHIZMIT  -  LIRI POPULLIT”.

Nisur nga kjo, unë mendoj se kur vijmë për homazhe tek Heronjtë e Dëshmorët e LANÇ, dhe tek të gjitha eventet e kësaj lufte të madhe e fitimtare, ne duhet të ngremë grushtin lart e të përsërisim Thirrjen lapidare të Partizanëve: “Vdekje Fashizmit – Liri popullit”!    Madje, unë mendoj që në situatën e krijuar në vendin tonë, kur neofashizmi është në prag, thirrja e mësipërme është bërë jo vetëm e nevojshme, por edhe e domosdoshme. Ndaj dhe unë po e mbyll përshëndetjen time, duke thirrur:

LAVDI LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE!

LAVDI HERONJVE TË VIGUT DHE GJITHË DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

VDEKJE NEOFASHIZMIT – LIRI POPULLIT!   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA