Viktima e një tentative përdhunimi në Pejë tregon videon
Nuk kanë kaluar shumë ditë nga përdhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë një tjetër tentative e dështuar është zhvilluar në Pejë. Qeveria “Kurti” deri tani s`ka bër asnjë përpjekje për të kuptuar shkaqet dhe t`i luftojë ata
SHJ
30/09/2022 - 19:21
Nuk kanë kaluar shumë ditë nga përdhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë një tjetër tentative e dështuar është zhvilluar në Pejë. Qeveria “Kurti” deri tani s`ka bër asnjë përpjekje për të kuptuar shkaqet dhe t`i luftojë ata! Denoncimi sipas viktimës:
“Më datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit të Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtar i një familje të njohur në qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjar i juaji. Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”.
Ndiqni videon:
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 82 reads



