...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Vuçiçi mbledh Kuvendin Popullor të R. së Serbisë për Kosovën

Uniteti është më se i nevojshëm në luftën për ruajtjen e Kosovë-Metohisë sonë

SHJ

19/09/2022 - 18:00

“Nëse do të zgjedhja një fjalë që e ka karakterizuar javën e kaluar, do të merrja fjalën uniteti, sepse vetëm me unitet ne Serbët mund të arrijmë të gjitha, mund të fitojmë, arrijmë lirinë dhe të jemi të zotët e vendit tonë. Kremtimi i Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar ishte një çast për kujtimin e thelbit të ekzistencës sonë që garantohet vetëm nëse ne bashkohemi të gjithë dhe mbajmë lirinë dhe paqen nën një flamur, trekolorin tonë serb më të bukurt. Uniteti është më se i nevojshëm në luftën për ruajtjen e Kosovë-Metohisë sonë, prandaj kërkova Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë që për këtë çështje t`i lëmë mënjanë dallimet partiake dhe me përgjegjësi të fillojmë zgjidhjen e këtij problemi kyç kombëtar”,- shkrojti mes të tjerash dje në profilin e tij në instagram kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç!  

Vuçiçi deklaroi një ditë më pas se nuk ka shanse që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, Serbia do të ketë probleme nëse nuk pranon që Kosova të anëtarësohet në OKB.

“Nëse ne pranojmë, nuk do të jeni në gjendje që të na largoni ndonjëherë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA