...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti e quan protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë spontane dhe mashtruese

Përpara se të protestonin të shqyrtonin studime dhe të kuptonin drejt shkaqet e krizës në sektorin përkatës dhe kur të dilnin në shesh nuk do të thoshin “grimca” të vërtetash dhe shpesh gjepura por do të mbanin një qendrim të përbashkët dhe të drejtë

SHJ

10/03/2022 - 14:24

Protestën e djeshme kundër rritjes së çmimit të energjisë e quaj tërësisht spontane ndërsa shumica e pjestarëve të saj ―sidomos ata të shoqërisë civile, të cilët i quaj parazitë par excellence dhe agjentë kryesisht të pushteteve të huaja― synojnë pushtetin dhe jo drejtësinë. Këtë fakt mund ta kuptojmë fare lehtë jo vetëm nga fakti se ata drejtohen nga pushtetet e huaj për të protestuar (qëllimi është të mashtrojnë edhe një herë popullin), por ata projektohen për pushtetet e shtetit tonë!

Kujtoj se Rama katapultoi në politikë sepse u mbështet nga “shoqëria civile” ose financuesit e saj. Sorosi është një ndër financuesit kryesor të shoqërisë civile! Ashtu katapultoi dhe Veliaj dhe thuajse gjithë kuvendi aktual përbëhet nga individë të ngjashëm: kanë qenë dhe disa vazhdojnë të jenë, pjesë e shoqërisë civile. Ata janë pjesë e saj sepse marrin rroga nga ajo. Ashtu janë dhe institucionet e reja të drejtësisë: shumica e drejtuesve të tyre janë pjesë e shoqërisë civile. Për shembull, Gent Ibrahimi, kryetar i KLP-së, ka ardhur nga shoqëria civile. Ai vazhdon të jetë pjesë e saj. Në këtë mënyrë pushtetet e huaj riprodhojnë veten dhe e mbajnë Shqipërinë vasale të “epsheve” të tyre!

Po të ishin të ndershëm agjentët në fjalë do të vepronin drejt ndaj politikave kriminale të qeverisë në sektorin e energjitikës: përpara se të protestonin të shqyrtonin studime dhe të kuptonin drejt shkaqet e krizës në sektorin përkatës dhe kur të dilnin në shesh nuk do të thoshin “grimca” të vërtetash dhe shpesh gjepura por do të mbanin një qendrim të përbashkët dhe të drejtë. Kanë patur dhe kanë kohë plotë të shqyrtojnë studimet. Por nuk veprojnë kështu sepse s`i lejon sponsori! 

Falenderoj, sidoqoftë, pakicën e ndershme! 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA