...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Drejt themelimit të terrorizmit të përhershëm europian apo?

SHJ

20/12/2016 - 12:35

Sa më shumë të braktisen ‘idhujtarët’ e Shtetit Islamik nga perëndimi aq më shumë do të intesifikohen sulmet terroriste në Perëndim

Ngjarjet dhe qendrimet politike të fundit

Një kamion plugoi në një turmë tregu Krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman të Berlinit të hënën në mbrëmje, duke vrarë 12 njerëz dhe plagosur rreth 50 të tjerë, të cilin policia e përshkroi si një sulm të qëllimshëm. Ngjarja ndodhi pranë Kurfurstendamm, rruga kryesore e tregut në perëndim të Berlinit, afër kishës përkujtimore të Kaiser Wilhelm, një nga shenjat më historike të Berlinit. Ngarësi e braktisi skenën, por më vonë u arrestua nga policia. Raportet e medias gjermane thanë se një kalimtar në kamion ishte mes të vrarëve. Mediat lokale cituan burime të sigurisë lokale se atje ka fakte që sugjerojnë se i dyshuari i arrestuar ishte nga Afganistani ose Pakistani dhe hyri në Gjermani në shkurt si refugjat. Policia si fillim tha se nëntë njerëz kishin vdekur nga sulmi, por e rriti numrin në 12 në orët e para të mëngjesit të së martës dhe tha se 48 njerëz ishin në spital, disa me plagë shumë serioze.

Një zëdhënës për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së tha se SHBA-ja dënon ngjarjen “me fjalët më të fuqishme”, duke thënë se “duket se ka qenë një sulm terrorist”. “Gjermania është një nga partnerët më të afërt dhe më të fuqishëm të aleancës, dhe ne qendrojmë bashkë me Berlinin në luftën kundër gjithë atyre që sulmojnë mënyrën tonë të jetesës dhe kërcënojnë shoqërinë tonë”, tha zëdhënësi. Donald Trampi, presidenti i sapozgjedhur, cicëroi: “Sot kishte sulme terroriste në Turqi, Zvicër dhe Gjermani— dhe po bëhet keq dhe më keq. Bota e civilizuar duhet të ndryshojë mendim!”.

Ngjarjet e të hënës zgjuan kujtime nga sulmi i përgjakshëm i Francës në korrik kur një tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, ngau një kamion prej 19 tonësh përgjatë një bulevardi bregdetar në Nis të Francës duke vrarë 86 njerëz. “Ne vajtojmë për të vdekurit dhe shpresojmë se të plagosurit mund të ndihmohen”, tha në një qendrim publik, Steffen Seibert, zëdhënësi kryesor i Kancelares së Angela Merkelit, në Twitter.

Gjermania ka qenë në një gjendje alarmi të lartë pas dy sulmeve terroriste në Bavari të shkaktuara nga refugjatë të cilët ishin zotuar për besnikëri kundrejt Shtetit Islamik. Në ngjarjen e parë, në 18 korrik, një adoleshent që mbante një kazmë nga Afganistani plagosi pesë njerëz në bordin e një treni në Wurzburg. Gjashtë ditë më vonë një refugjat 27 vjeçar sirian shpërtheu veten jashtë një bari vere në Ansbach, duke dëmtuar 15 njerëz. Kjo ishte ngjarja e parë vetë-vrasëse në Gjermani.

Zyrtarë të sigurisë kanë paralajmëuar se ISIS-i mund të ketë kaluar kontrabandë operativë në Gjermani të mbuluar me 1 milion refugjatë të cilët janë derdhur në vend që nga viti 2015-të. Politikanët e krahut të djathtë fajësojnë Merkelin dhe politikën e saj të dyrve të hapura për refugjatët për ngjarjen e Berlinit. Marksu Pretzell, një figurë udhëheqëse e Alternativës populiste për Gjermaninë, cicëroi: “Këta janë të vdekurit e Merkelit!”

ISIS-i dhe terroristë të tjerë Islamistë masakrojnë në vazhdimësi Kristianë në komunitetet e tyre dhe vendet e adhurimit si pjesë e xhihadit të tyre botëror’, tha Trampi në një qendrim publik. “Këta terrorist dhe rrjetet e tyre rajonale dhe botërore duhet të çrrënjosen nga faqja e tokës, një mision që do të marrim përsipër me gjithë ortakët tanë dashnorë të lirisë”.

Sulmi në Zyrih

Gjithashtu në mbrëmjen e të hënës tre njerëz u plagosën seriozisht në Zyrih të Svicrës, kur u godit me zjarr në një dhomë lutjeje në një qendër Islamike pranë stacionit qendror të qytetit. Policia svicerane më vonë vërtetoi se ata kishin gjetur një trup disa qindra metra më lart por nuk mund të vërtetonin lidhjen mes dy ngjarjeve. Policia nisi një përndjekje të shkallës së madhe për agresorin e qendrës Islamike, i cili kishte goditur “disa herë” mbi idhujtarët. Pjesë të mëdha të qytetit të Zyrihut u bllokuan.

Ngjarjet e fundit, me siguri, do të rrisin frikërat e ksenofobisë dhe dhunës fetare përgjatë Europës, kryesisht ne vende si Zvicra, Gjermania dhe Franca. FT

Përfundimi

Por e vërteta lidhur me shkakun përfundimtar të ‘terrorizmit’ duhet të përsëritet: se të ashtuquajturit “terroristë” janë brujtur kaq vite nga vetë aleanca perëndimore me aleatët e tyre në rajon. Ata u kanë premtuar krijimin e një Shteti Islamik të tipit saudit. Kështu, sa më shumë të braktisen, në këtë fazë, ‘idhujtarët’ e Shtetit Islamik nga perëndimi aq më shumë do të intesifikohen sulmet terroriste në Perëndim...dhe sa më herët ta kuptojnë këtë ‘reaksion’ të pashmangshëm elitat perëndimore aq më herët do të parandalojnë masakrat, duke lejuar në njërën anë, paqëtimin e Lindjes së Mesme, dhe duke ndihmuar në paqen përkatëse, meqënse në kushtet aktuale shkaktarët e vërtetë të rrënimit të Sirisë nuk mund të dënohen, dhe në anën tjetër, duke mbikqyrur në mënyrë të përhershme kufijtë e BE-së, jo thjesht doganat, por edhe vendkalimet e këmbësorëve nga ku mund të kalojnë “refugjatë”, dikur ushtarë të ISIS-it dhe në procesin e braktisjes, bëhen hakmarrës dhe jo, siç po bëjnë tani: duke ngritur klone, shtete policore dhe totalitare, të cilët, nëse gjykojmë nga gjendja e jashtëzakonshme e Francës, kanë dështuar, pavarësisht masave. As edhe duke kontrolluar më rrept shit-blerjen e armëve, siç vendoi BE-ja pas masakrës në Berlin, kur dihet se armët mund të hyjnë, siç kanë hyrë, nga jashtë BE-së.                

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA