Rusia humbi Ballkanin kundrejt leverdisë së saj

Dmitry Nersesov*
08/07/2017 - 18:43
Pasi hyrjes së Malit të Zi në NATO dhe zgjedhjet presidenciale në Serbi, shumë vrojtues rusë vërejtën se Rusia po humbiste Ballkanin. Ne nuk do të argumentojmë se nëse Rusia po e humbet ose e ka humbur tashmë Ballkanin. Por ne do të përpiqemi të gjejmë se nëse Rusia ka nevojë për Ballkanin. Kritikët e politikës së Moskës për Ballkanin citojnë dy aspekte. Së pari, Kremlini ka refuzuar për të bërë përpjekje serioze për të krijuar pengesa në anëtarësinë e Malit të Zi në NATO. Së dyti, Moska nuk u përpoq të siguronte fitoren e një kandidati pro-rus përgjatë zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Përmblethtas, kritikët akuzojnë Rusinë për mosveprim në Greqi, Maqedoni dhe Bullgari.
Duke folur me përpikmëri, Moska tregon pak interes për Ballkanin. Protestat rreth hyrjes së Malit të Zi në Aleancën Veri-Atlantike ishin të amullta dhe formale. Zyrtarët rusë shprehën protestën e tyre të dobët lidhur me çështjen pasi Malizi iu bashkua NATO-s, qoftë edhe nëse Perëndimi akuzoi për orkestrimin e një grushti në ish republikën Jugosllave. Në Serbi, zgjedhja e presidentit Vuçiç, i cili nuk fsheh qendrimin e tij pro-perëndimor, nuk ishte shqetësim për Kremlinin. Kryetarja e qeverisë serbe aktualisht është një zonjë, e cila gëzon reputacionin e agjentit të SHBA-së. Presidenti i ri serb krijoi gjithashtu një departament për integrimin europian. Dhe Rusia nuk krijoi ndonjë histori të madhe nga kjo. Presidenti i ri i Bullgarisë është një politikan i cili deklaroi një kurs drejt Federatës Ruse. Sidoqoftë, ardhja e tij në pushtet nuk u bë një sinjal për Moskën për të shkuar në një ofensivë strategjike. Kryeministri grek Cipras shkoi te Putini me shpresë se Moska do të mbronte Athinën nga një agresion financiar prej Gjermanisë, por u kthye me duar bosh. Ngjarjet në Maqedoni, ku partitë shqiptare shtynë forcat sllave, të orientuara drejt Moskës, larg pushtetit, nuk prodhoi ndonjë përshtypje të madhe në Moskë. Këta janë faktet. Ata dëshmojnë kundrejt hipotezës rreth tërheqjes strategjike të Rusisë nga rajoni i Ballkanit.
Ka ndonjë alternativë?
Një alternativë kundrejt politikës së amullt ruse në Ballkan mund të jetë përfshirja e Rusisë në një konfontim të pafund, rraskapitës dhe jopremtues me Perëndimin në një rajon ku gjendja politike ka qenë gjithnjë tejet pështjelluese, ku çdonjëri është kundër çdonjërit, dhe ku interesat e shumë lojtarëve të jashtëm gërshetohen. Sigurisht, kujtimet e operacioneve që paqeruajtësit rusë ndërmorrën në Prishtinë në verën e vitit 1999 janë ende të dashura për Rusinë, por do të ishte marrëzi të ndërmerrësh një operacion tjetër si ai, e aq më tepër në shkallën e gjithë rajonit.
Ballkani quhet fuçi baruti në Europë. Historia e ndërlikuar e rajonit ka krijuar një terr politik – ‘ballkanizim’, i cili nënkupton rrënimin e një mozaiku etno-fetar dhe etno-politik kundër sfondit të një mizërie konfliktesh shkatërrimtarë. Ballkani po shkon përmes një procesi ballkanizimi dhe administrimi i këtij rajoni është tejet i rrezikshëm dhe i kushtueshëm.
I ka Rusia burimet për këtë objektiv? Përgjigjja është jo. Rusia tashmë ka Ukrainën dhe Sirinë, dhe raporte të ndërlikuar me perëndimin në përgjithësi. Rrjedhimisht ideja për t’u përfshirë në problemet e Ballkanit do të ishte e panevojshe dhe e dëmshme. Brenda BE-së, atje janë disa qendra pushteti që kanë qenë historikisht të joshur nga Ballkani. Pikë së pari, është Austria dhe Gjermania. Çfarëdo gjejë që mund të thonë rreth solidaritetit europian dhe plotfuqishmërisë së Berlinit, Vjena e shikon Ballkanin si oborrin e saj të pasëm që ka qenë pjesë e territorit austriak rreth 100 vjet më parë. Dikush mund të hamendësojë se politikanët austriak mund të tërhiqen nga ideja e kthimit të supremacisë së vendit mbi një pjesë të rajonit. Slovenia, për shembull, mund të sigurojë Austrinë për një kalim në det. Me interes, Gjykata e Hagës ka marrë një vendim plotë kureshtje rreth Gjirit të Piranit: një pjesë e detit ishte shkëputur nga Malizi (një anëtar i ri i NATO-s) për t’ia dhënë këtë zonës së Slovenisë.
Për Gjermaninë, kontrolli për gjithë Ballkanin është një kusht i domosdoshëm për një politikë efektive për të “disiplinuar” Europën. Mjafton të kujtojmë faktin se Hitler vonoi sulmin mbi BS për të realizuar “qetësi” në Jugosllavi. Është e nevojshme që Gjermania të marrë rajonin nën kontroll total, ndryshe, loja e Rajhut të Katërt Gjerman duket se nuk të bind.
Një tjetër ndërluftues për dominim në Ballkan është Turqia. Atje s’ka asnjë dyshim se Erdogani synon të rivendos pozicionet e Perandorisë Otomane hap pas hapi.
Përmblethtas, rajoni i Ballkanit është një fole grerzash, për të cilin disa kafshë lakmitare po përleshen. Anglo-saksonët do të mundohen të kapin në befasi gjendjen e Ballkanit. Britania dhe Amerika do ta përdorin gjendjen për të manipuluar përleshjen mes Gjermanëve, Austriakëve dhe Turqve. Ata nuk duan paqe në rajon; Uashingtoni dhe Londra do të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar se “Ballkanizimi” i Europës vazhdon ndërsa një krizë e shkujdesur kërkohet.
*Dmitri Nersesov, është analist i Lindjes së Mesme për “Pravda International”.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 801 reads



