...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shtetet që nuk plotësojnë detyrimin e NATO-s me Trampin do të paguajnë

15/11/2016 - 19:05

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se do të kushtëzojë mbështetjen amerikane me trupa dhe para në NATO deri në plotësimin e detyrimit për shpenzimin e 2 përqind të GDP-së për ushtrinë nga të gjitha vendet anëtare të aleancës.

Por numri i vendeve që nuk plotësojnë këtë detyrim është i madh dhe mes tyre gjendet edhe Shqipëria.

Në listë ndodhen edhe vende si Gjermania, Franca, Spanja apo Italia.

Shqipëria shpenzon 1.2 përqind të GDP-së për ushtrinë, po aq sa Kroacia, Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Sllovakia.

Numri i vendeve europiane që plotësojnë këtë detyrim është shumë i vogël.

Greqia prin në këtë fushë duke shpenzuar 2.4 përqind të GDP-së, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara që shpenzojnë 3.6 përqind të GDP-së në fushën e mbrojtjes.

Pas Greqisë dhe SHBA, vendet që plotësojnë detyrimin janë Britania e Madhe me 2.2 përqind, Estonia me 2.2 përqind dhe Polonia me 2 përqind.

Franca shpenzon 1.8 përqind, Turqia  1.6 përqind, nga 1.5 përqind shpenzojnë Norvegjia, Lituania, Rumania dhe Letonia. Bullgaria dhe Portugalia shpenzojnë nga 1.4 përqind.

1479212555_perqindja

Italia shpenzon 1.1 përqind në këtë sektor, ndërsa vendet që shpenzojnë 1 përqind ose më pak se ky nivel janë Çekia, Hungaria, Kanadaja, Sllovenia, Spanja dhe Belgjika.

Lista mbyllet me Luksemburgun që shpenzon vetëm 0.4 përqind të GDP-së për ushtrinë. Dita 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA