...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

BE-ja ndahet në dy kampe për ‘idenë’ e kreut të NATO-s mbi Ukrainën ndërsa Rusia ‘vringëllin’ raketat

Pavarësisht kundërshtimeve për synimin e shpenzimeve, evropianët mbeten të bashkuar në mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën kundër Rusisë

Ylli Përmeti

26/05/2026 - 16:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka hequr dorë nga një propozim që do t’i detyronte aleatët të shpenzonin 0.25% të PBB-së për ndihmë ushtarake për Ukraina, pasi disa shtete të rëndësishme anëtare e kundërshtuan atë.

Sipas The Telegraph, propozimi u bllokua në diskutimet e brendshme nga:

Britania e Madhe

Franca

Spanja

Italia

Kanadaja

Plani synonte të zyrtarizonte mbështetjen afatgjatë ushtarake për Ukrainën dhe pritej të diskutohej para mbledhjes së NATO-s në Ankara. Megjithatë, vendimet brenda NATO-s kërkojnë unanimitet dhe kundërshtimi i disa kryeqyteteve e bëri synimin e tij dështakë.

Shtetet që e mbështesin ose tashmë e tejkalojnë këtë nivel shpenzimi përfshijnë Poloninë, Holandën dhe disa vende nordike dhe baltike, të cilat janë ndër mbështetësit më aktivë të Ukrainës.

Britania mbetet një nga dhuruesit më të mëdhenj ushtarakë për Ukrainën, edhe pse kontributi i saj (rreth 0.1% e PBB-së) është nën nivelin e propozuar. Rezistenca e Francës, Spanjës, Italisë dhe Kanadasë është kritikuar nga disa burime brenda NATO-s si tregues i shpërndarjes së pabarabartë të barrës brenda aleancës.

Qendrimi i Gjermanisë është veçanërisht i rëndësishëm në këtë dinamikë. Ajo nuk ishte pjesë e grupit bllokues dhe përgjithësisht qëndron më afër kampit mbështetës. Në sinjalet e fundit politike, Berlini ka vazhduar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe të zgjerojë bashkëpunimin ushtarako-industrial me Ukrainën, duke u vendosur si një nga shtyllat qendrore të NATO-s së bashku me Shtetet e Bashkuara. Kjo e bën Gjermaninë një fuqi kyçe balancuese brenda aleancës, por shënjestrën kryesore të Rusisë.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA