...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

CIA - Numri i viktimave me drone do të mbahet sekret

CIA nuk do të jetë më e detyruar në të ardhmen të bëjë publike numrin e civilëve viktima të sulmeve me drone. Donald Trump shfuqizon dekretin përkatës. Kritikët flasin për një "hap të rrezikshëm mbrapa".

DW

07/03/2019 - 15:35

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shfuqizuar një rregullore, sipas së cilës, shërbimi sekret amerikan CIA duhej të publikonte numrin e viktimave civile nga sulmet me drone. Paraardhësi i tij, Barack Obama me një dekret të posaçëm i kishte kërkuar CIA-s, si institucion i varur prej tij, që të publikonte çdo vit bilancin e sulmeve me drone kundër "objektivave terroriste" jashtë zonave të luftimit. Këtu bënte pjesë edhe publikimi i viktimave të civilëve.

Anulimi i këtij dekreti mund të sjellë mosbërjen publike për opinionin të informacioneve të rëndësishme për shumë nga këto sulme. Vendimi i Trumpit prek vetëm ato sulme, të cilat kryhen nga CIA. Ministria e Mbrojtjes është e detyruar edhe më tej, përmes rregulloreve të kongresit të informojë për numrin e civilëve të shkaktuar nga operacionet ushtarake amerikane.

Dyshime për numrin e viktimave

Në vitin 2016 Shtëpia e Bardhë bëri të ditur, se përmes sulmeve me dronë janë vrarë 2000 vetë, 64-116 prej tyre kanë qenë civilë. Aktivistët janë të mendimit, se shifra është shumë e lartë. Organizata Human Rights First ka kritikuar vendimin e Donald Trump. Me këtë vendim të qeverisë së Trumpit kundër transparencës ndaj këtryre operacioneve bëhet "një hap i rrezikshëm mbrapa", vëren HRF.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA