...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Doktrina e re ruse për flotën detare: kundër SHBA-së dhe NATO-s

Kursi i SHBA-së për të dominuar oqeanët botëror dhe veprimet në rritje të Nato-s janë kërcënimet kryesore për Rusinë në doktrinën e re të flotës detare

Ylli Përmeti

01/08/2022 - 20:17

Putini nënshkroi doktrinën e re ushtarake për forcat ushtarake detare; sipas saj, forcat detare mund të përdorin anijet qytetare dhe ekuipazhin e tyre gjithashtu dhe infrastrukturën e marinës në kohë lufte. Doktrina synon rritjen e aftësisë detare dhe përforcimin e sigurisë së Federatës Ruse, mbrojtjen e interesave kombëtare në Oqeanët Botëror dhe të ulë varësinë e flotës detare nga faktorë të jashtëm dhe kushtet e tregut.

Njëkohësisht kursi i SHBA-së për të dominuar oqeanët botëror dhe veprimet në rritje të Nato-s janë kërcënimet kryesore për Rusinë në doktrinën e re të flotës detare. “Sfidat kryesore dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe zhvillimit të qendrueshëm të Federatës Ruse lidhur me Oqeanet Botërorë janë, kursi strategjik i SHBA-së drejt mbizotërimit në Oqeanin Botëror dhe influenca e saj mbi proceset ndërkombëtare, duke përfshirë dhe ata që lidhen me përdorimin e korsive të transportit dhe burimet energjitike të Oqeanit Botëror”, citon doktrina. Zgjerimi i infrastrukturës së Nato-s në kufijtë e Rusisë dhe numri në rritje i stërvitjeve ushtarake në detet pranë tokës ruse janë kërcënime të mëdha për sigurinë e Rusisë.

Doktrina e re përcakton dhe zhvillimin e industrisë së anijeve në lindjen e largët me aftësi të mëdha bartëse për zhvillimin e Arktikut dhe anije për të bartur avionë ushtarakë. Interesat ruse me doktrinën e re shtrihen “në gjithë oqeanët e botës dhe detin Kaspik” bazuar në “parimet e njohur botërisht dhe normat e të drejtës ndërkombëtare” por dhe në rajone të rëndësishëm si Azovi, Deti i Zi, Mesdheu Lindor gjithashtu dhe kanalet pranë ishujve Kuril dhe deti i Baltikut. Putini njoftoi, gjithashtu, gjatë një parade detare në shën Petersburg, se flota detare do të pajiset me raketa hipersonike Zirkon në muajt e ardhshëm duke iu përgjigjur armikut me “shpejtësi vetëtim”.       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA