Franca ndaloi praktikat barbare me zogjtë dhe gicat
Franca ndaloi me ligj një praktikë tjetër barbare: coptimin për së gjalli të zogjve mashkuj në makineri (sepse nuk shërbejnë as për mish dhe as për vezë), varrosjen e tyre për së gjalli, gazifikimin e tyre, vrasjen me rrymë elektrike ose mbytjen e tyre në qeska plastike dhe tredhjen e gicave pa anestezi
SHJ
29/01/2020 - 15:27
Pikërisht për shkak të presionit nga mbrojtësit e kafshëve Franca ndaloi me ligj një praktikë tjetër barbare: coptimin për së gjalli të zogjve mashkuj në makineri (sepse nuk shërbejnë as për mish dhe as për vezë), varrosjen e tyre për së gjalli, gazifikimin e tyre, vrasjen me rrymë elektrike ose mbytjen e tyre në qeska plastike dhe tredhjen e gicave pa anestezi. Zvicra veproi njëlloj në vitin 2019 pavarësisht se si praktikë ishte e rrallë. Gjermania është në një përpjekje të ngjashme pavarësisht se një direktivë e BE-së e lejon copëtimin e tyre meqë shkakton vdekje të menjëhershme.
Lexo, për më shumë:
Si shkatërrohen kafshët dhe biodiversiteti nga sistemi dhe elitat?*
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 10 reads



