Gjithë bota po përgatitet për luftë - Vuçiçi
Serbia planifikon të blejë avionë ushtarakë francez, Rafale dhe dronë kamikazë nga Emiratet
SHJ
22/02/2023 - 09:04
Vuçiçi tha dje nga një shfaqje armësh në Emirate se bota po përgatitet për luftë dhe se municionet serbe po shiten si ëmbëlsira; ndaj Serbia do të rrisë prodhimin e tyre. Por 30% e tyre do t`i shtohen rezervave ushtarake serbe meqënse, sipas tij, Serbia është e rrethuar nga vendet e NATO-s, duke përmendur Bosnje Herzegovinën si joanëtare por me trupa natoiste atje dhe gjithashtu, siç tha ai, “në territorin tonë të Kosovës”.
Serbia planifikon të blejë avionë ushtarakë francez, Rafale dhe dronë kamikazë nga Emiratet. Vuçiçi pret “ndryshime të mëdha në fushëbetejë” në dy-tre ditët e ardhshme në Ukrainë, fakt që, sipas tij, do të shtojë trysninë prerëndimore ndaj Serbisë.
Mundësia e luftës mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe pasojat e saj
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 53 reads



