...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gjykata europiane i tregon vendin Hungarisë dhe Sllovakisë

DW

07/09/2017 - 10:08

Qenë të ndryshme shkaqet juridike të sforcuara, me të cilat Hungaria dhe Sllovakia kundërshtuan vendimin për rishpërndarjen e refugjatëve të Këshillit Evropian. Gjykata Evropiane e Drejtësisë megjithatë tani i deklaroi vendimet e marra para dy vjetësh për kuotat e shpërndarjes si të ligjshme. Marrëveshja e Lisbonës, e cila rregullon veprimtarinë e BE lejon vendime të marra me shumicë. Pikë. Por me këtë problemet do të fillojnë, se këtu bëhet fjalë për politikë dhe jo për terminologji juridike.

Reagim i zemëruar

Flüchtlinge Ungarn Flucht Gefahr (Getty Images/D.Kitwood)

Ministri i Jashtëm hungarez ishte i pari që bubulloi me të madhe dhe foli për një vendim të keq, të papërgjegjshëm. Sipas tij, tani "fillon lufta e vërtetë" kundër vendimit të refugjatëve. Sllovakia nga ana e saj do ta pranojë vendimin, ajo është tërhequr nga kursi i përplasjes me Brukselin. Grupi i Vishegradit nuk është më i bashkuar, përfaqësuesit e vijës së fortë ndërkohë ndodhen në Poloni dhe më tej në Hungari.

Para së gjithash Viktor Orbani e ka vënë propagandën kundër refugjatëve, të huajve dhe myslimanëve në qendër të politikës së tij. Ai thotë se lufton për një shtet homogjen. Në fakt lufta e tij drejtohet në radhë të parë kundër myslimanëve, të cilët ai i barazon në mënyrën më të keqe me terroristët. Në Poloni puna është edhe më keq. Shefi i PiS, Jaroslaw Kaczynski duket se lufton më me tërbim për të ashtuquajturën pastërti të popullit polak. Te Orbani nuk e di kurrë, se kur cinizmi dhe pozicionet radikale të djathta ia lënë vendin reflektimeve pragmatike. Kurse shefi i partisë polake është doras me bindje. Por të dyja qeveritë ndodhen gjithnjë e më shumë në konfrontim me parimet e BE.

Çfarë duhet bërë?

Komisioni i BE do të nisë luftën për zbatimin e vendimit. Ai mund të caktojë të paktën gjoba të mëdha, por të cilat duhet të konfirmohen sërish nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Krejt në fund të kësaj procedure, gjobat mund të mbahen nga ndihmat e BE për të dyja vendet. Por një procedurë e tillë shumicën e herëve zgjat me vite.

Ka megjithatë masa të menjëhershme kundër ngatërrestarëve. Komisioni Evropian në Bruksel sapo ia refuzoi Hungarisë pagesën e 400 milionë eurove për ndërtimin e gardhit me Serbinë. Solidariteti nuk është rr

Straßburg Tusk und Orban bei Trauerfeierlichkeiten für Helmut Kohl (Getty Images/AFP/S. Bozon)

Tusk dhe Orban

ugë njëkalimshe, u tha për këtë.

Bëhet fjalë për parimet bazë evropiane

BE ka këtu një problem parimor: disa nga shtetet e tij evropianolindore po shkëputen nga linja. Ata ndodhen rrugës drejt sistemeve autokratike njëpartiake me gjurmë të ideologjisë fashistoide. Dhe në rastin e Varshavës dhe të Budapestit nuk bëhet më fjalë për ndryshime mendimesh të veçuara, por për parimet. Dy anëtarë ndërkohë i vënë pikëpyetje në mënyrë sistematike bazës së bashkësisë. Por njëkohësisht ata kërkojnë në mënyrë të paturpshme t'i marrin pagesat miliardëshe nga buxheti i BE si një të drejtë të tyre. Për ta Brukseli është vetëm arka qendrore, prej së cilës ata vazhdojnë zgjerimin e sundimit të tyre.

Parimet politike të BE janë të detyrueshme. Në BE nuk ka vend për diktatura. Qeveritë e shteteve të tjera nuk duhet të struken më tej, por duhet të nisin debatin e hapur me këto shtete, që ndodhen në rrugë të gabuara antidemokratike.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA