...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Globalistët e departamentit të shtetit përgjegjës për Ukrainën – Trampi

Në një video të publikuar dje ish-presidenti amerikan, Donald Tramp, akuzon globalistët e departamentit të shtetit amerikan për luftën në Ukrainë.

SHJ

22/02/2023 - 16:31

Ai tregon dhe një plan se si do të çlirohet Amerika nga globalistët me në krye Bajdenin me qëllim që bota t`i shmanget një lufte të tretë botërore. Sipas tij, ne jemi në prag të një lufte botërore për të cilën përgjegjës janë globalistët e SHBA-së. Ai akuzon nomenklaturën globaliste amerikane si shkaktare të gjithë luftrave të 30 viteve të fundit.  

“Lufta e tretë botërore s`ka qenë kurrë më pranë se ç`është tani. Ne duhet të pastrojmë shtëpinë nga luftënxitësit dhe globalistët e fundit të Amerikës, shtetin e korruptuar, Pentagonin, Departamentin e Shtetit dhe Kompleksin Industrial të Sigurisë. Një nga arsyet se pse unë isha i vetmi president që s`fillova një luftë në një gjeneratë, ishte sepse unë isha presidenti i vetëm që refuzoi këshillën katastrofike të shumë gjeneralëve të Uashingtonit, burokratët dhe të ashtuquajturit diplomatë, të cilët dinë vetëm se si të na zhysin në konflik por ata nuk dinë se si të na nxjerrin”, tha mes të tjerash Trampi.

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA