...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Greqia pranoi marrëveshjen e radhës me kreditorët në këmbim të masave të dhimbshme

DW

02/05/2017 - 16:14

Greqia do të marrë kredi me interes 3.5 për qind, tha në televizionin grek (ERT) Ministri i Financave Euclid Tsakalotos.

Edhe kreditorët e konfirmuan "marrëveshjen paraprake" me Greqinë. Kjo u njoftua nga Komisioni Evropian, fondi i shpëtimit të eurosm ESM, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Marrëveshja u parapri nga disa ditë negociata maratonë. Fjala është për një paketë prej rreth 3.6 miliardë eurosh, siç u tha nga Ministria e Financave në Athinë.

Griechenland Rentner (picture-alliance/Rainer Hackenberg)

Shkurtimet më të rëndësishme që priten në Greqi: Shkurtimi i pensioneve deri në 18 për qind duke filluar nga 1 janari 2019, dhe një reduktim i të ardhurave vjetore për të cilat nuk është e nevojshme të paguhen taksa prej 8,636 euro në rreth 5.681 euro. Shuma e saktë nuk është ende e njohur.

Ekspertët e Komisionit të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane, të ESM-së dhe të FMN-së do t'ia paraqesin tani raportin e tyre eurogrupit. Vetëm pas miratimit të eurgrupit mund të vazhdojë pagesa e parave për paketën e ndihmës deri në 86 miliardë euro. Sipas ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble (CDU) Greqia mund të llogarisë me disbursimin e fondeve të ndihmës nga data 22 maj.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA