...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kush e pengon largimin e qytetarëve nga Ukraina: ushtria ruse apo ukrainase?

Në kategorinë e njerëzve të ‘pafajshëm’ në një luftë hyjnë të gjithë ata që kanë luftuar kundër padrejtësive dhe fëmijët; të tjerët, ata që i janë përshtatur padrejtësive dhe kanë përfituar nga ato, janë të fajshëm. Por kjo s`do të thotë se ata meritojnë të vriten. Fajtorë janë dhe ata që shtrembërojnë realitetin e luftës: gazetarët.

SHJ

07/03/2022 - 20:41

Në luftë mes dy shtetesh vriten gjithnjë njerëz të pafajshëm. Në kategorinë e njerëzve të ‘pafajshëm’ në një luftë hyjnë të gjithë ata që kanë luftuar kundër padrejtësive dhe fëmijët; të tjerët, ata që i janë përshtatur padrejtësive dhe kanë përfituar nga ato, janë të fajshëm. Por kjo s`do të thotë se ata meritojnë të vriten. Fajtorë janë dhe ata që shtrembërojnë realitetin e luftës: gazetarët. Çështja e shtrembërimit të realitetit të një lufte është tejet e rëndësishme; ndaj “aktorët” e saj duhet të tregohen.

Këtë herë shtrembërimi lidhet me pretendimin e palëve në konflikt, Ukrainë-Rusi, se qytetarët pengohen në përpjekjen e tyre për t`u larguar nga zonat e luftimit―domethënë, Kievi thotë nga ushtria ruse ndërsa Moska thotë nga ushtria ukrainase. Variantin e Kievit e mbështet media perëndimore ndërsa variantin e Moskës e mbështet media ruse (kur thonë se marrëveshjen e armëpushimit e prishi njëra palë ose tjetra etj.). Por cila është e vërteta duke gjykuar nga faktet që kemi para nesh? Fakti i parë është thirrja e Moskës ―që ditët e para të sulmit― për largimin e qytetarëve ukrainas nga qytetet dhe përparimi i saj i ngadaltë (ndoshta për t`u dhënë kohë për t`u larguar).

Fakti i dytë është vetë harta e Ukrainës! Shikojeni me vëmendje hartën e ditës së 11 të luftimeve: ajo është sulmuar nga veriu dhe lindja. Gjithë pjesa perëndimore dhe qendrore e Ukrainës është e lirë dhe e kontrolluar nga ushtria ukrainase! Përse nuk lejohen të largohen qytetarët nga ai drejtim? Pjesa më e madhe e tyre, në fakt, andej është larguar. Por në këtë rast bëhet fjalë kryesisht për qytetarët e Kievit dhe Mariupolit. Të dy këta qytete vazhdojnë të jenë nën kontrollin e ushtrisë ukrainase. Përse nuk lejohen të largohen? Sot, për shembull, Rusia njoftoi se krijoi dy koridore për largimin e tyre por në drejtim të Rusisë dhe Bjellorusisë. Këtë ‘drejtim’ e kundërshtoi Kievi dhe media perëndimore përsëriti qendrimin e tij kur është e qartë se nga kush pengohet largimi i tyre!

Lexoni këtu se si e paraqet Voa këtë çështje!   

Artin e shtirjes ―e të vepruarit ndryshe nga sa thuhet― mund ta fitojnë të gjithë njerëzit por vetëm njerëzit e drejtë nuk mund të shtiren dhe nga njerëz që zhvillojnë luftë të padrejtë vetëm drejtësi nuk mund të presim.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA