Lufta e nxitur dhe e mbështetur nga Perëndimi në Ukrainë zhyt 70% të popullit në krizë të shëndetit mendor
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se afro 70% e ukrainasve kanë përjetuar ankth, depresion ose trysni të rëndë që nga fillimi i luftës
Ylli Përmeti
25/05/2026 - 07:51
Lufta në Ukrainë nuk matet më vetëm me qytete të shkatërruara, rrjete të rrënuara dhe humbje në fushëbetejë. Sipas grupeve ndërkombëtare të ndihmës dhe ndërmarrjeve shëndetësore, përplasja ka nxitur edhe një krizë psikologjike pa pararendëse në Evropën moderne, duke prekur miliona qytetarë dhe ushtarë në mbarë vendin.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit vlerëson se rreth 15 milionë ukrainas — thuajse gjysma e popullsisë së kohës së luftës — kanë tani nevojë për mbështetje psikologjike. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se afro 70% e ukrainasve kanë përjetuar ankth, depresion ose trysni të rëndë që nga fillimi i luftës.
OBSH-ja ka paralajmëruar se pasojat mendore të përplasjes mund të zgjasin “për breza të tërë”, duke nxjerrë në pah thellësinë e traumës së krijuar nga bombardimet, zbarkimet dhe pasiguria shumëvjeçare.
Vetë në dijeni të çështjeve të shëndetit mendor në Ukrainë thonë se barra nuk është më e përqendruar vetëm tek të shpërngulurit apo banorët e vijës së parë të luftës. Përkundrazi, kriza është përhapur në mbarë shoqërinë.
“Njerëzit në Ukrainë nuk po kërkojnë më vetëm ndihmë të përkohshme në çaste krize — ata kanë nevojë për kujdes afatgjatë dhe të posaçëm”, tha doktor Hazim Mostafa i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, duke përshkruar një gjendje gjithnjë më të rëndë psikologjike në shkallë vendi.
Vetë në dijeni të fushës tregojnë gjithashtu se mungesa kronike e gjumit është bërë një tjetër pasojë e madhe e luftës. Sulmet e pandërprera me dronë, sirenat ajrore dhe trysnia e zgjatur ua kanë ulur ukrainasve gjumin mesatar me rreth 40 minuta çdo natë, sipas kërkimeve të përmendura në raport.
Barra psikologjike është acaruar më tej edhe nga shuarja e shpresave për një fund të shpejtë të përplasjes. Pritjet se përpjekjet diplomatike mund ta ndalnin shpejt luftën janë zbehur përballë bisedimeve të ngecura dhe vazhdimit të luftimeve.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi së fundmi se bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Kievit dhe Moskës janë pezulluar pa afat për shkak të mungesës së përparimit, duke forcuar frikën për një luftë të zgjatur pa një përmbyllje të qartë.
Gjendja është veçanërisht e rëndë tek trupat ukrainase. Vlerësime të përmendura nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e SHBA-së tregojnë se afërsisht një në çdo dy ushtarë ukrainas mund të vuajë nga çrregullimi pas-traumatik, pas viteve të luftimeve dhe përballjes së vazhdueshme me dhunën.
Pavarësisht rritjes së ndërgjegjësimit, vetë në dijeni të fushës thonë se shumë burra dhe ushtarë ende ngurrojnë të kërkojnë ndihmë psikologjike ose psikiatrike për shkak të njollosjes shoqërore, çka do të thotë se përmasat e vërteta të krizës mund të jenë edhe më të mëdha sesa vlerësimet e tanishme.
Punonjësit e ndihmës dhe psikologët paralajmërojnë se plagët më të thella të Ukrainës mund të mos shihen tek rrugët e shkatërruara apo ndërtesat e rrënuara, por tek trauma afatgjatë, dhimbja dhe rraskapitja mendore që po mbart një brez i tërë i rikrijuar nga lufta.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 9 reads



