Tërheqja e SHBA-së nga Iraku “fitore historike” - Irani
SHBA-ja gjendet mes braktisjes së Lindjes së Mesme dhe luftës së saj “përfundimtare” kundër Iranit
Përpiluesja - SHJ (www.shqipëriajonë.org)
04/10/2026 - 07:50
Prania amerikane 23-vjeçare solli vetëm “terrorizëm dhe paqëndrueshmëri”, tha Trupa e Rojës Revolucionare Islamike.
Trupa e Rojes Revolucionare Islamike të Iranit (RRII) mirëpriti tërheqjen e SHBA-së nga Iraku, duke shtuar se amerikanët duhet të largohen edhe nga të gjitha vendet e tjera të rajonit.
Më 29 shtator, Pentagoni njoftoi se trupat e fundit amerikane ishin larguar nga Iraku, pas 23 vitesh prani në vend.
Në qëndrimin e botuar për tërheqjen amerikane, IRGC-ja tha se “përgëzon popullin krenar të Irakut… dhe luftëtarët revolucionarë të botës islame për këtë fitore historike”.
Sipas Pentagonit, SHBA-ja humbi gjithsej 4 419 trupa në Irak. Instituti Watson i Universitetit Brown ka vlerësuar se pushtimi i kushtoi taksapaguesve amerikanë rreth 2,8 trilionë dollarë. “Këto shifra tregojnë humbjen e rëndë dhe të turpshme të Amerikës”, thuhej në qëndrimin e RRII-së.
Roja këmbënguli se “prania e Amerikës jo vetëm që nuk solli siguri, por ishte vetë burimi i pasigurisë, terrorizmit dhe paqëndrueshmërisë në Azinë Perëndimore”.
SHBA-ja pushtoi Irakun në vitin 2003, duke rrëzuar udhëheqësin e atëhershëm të vendit, Sadam Huseinin, dhe më pas kreu operacione në shkallë më të vogël kundër Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS), i cili u shfaq në vitin 2014 në kaosin e krijuar nga ndërhyrja amerikane. Sipas disa vlerësimeve, më shumë se një milion civilë irakianë humbën jetën gjatë kësaj periudhe, ndërsa miliona të tjerë u zhvendosën.
“Mund të thuhet me vendosmëri se dëbimi i Amerikës nga Iraku është pararendës i dëbimit të saj nga e gjithë Azia Perëndimore… Amerika duhet të largohet nga rajoni dhe t'ua lërë drejtimin e sigurisë vetë popujve”, thuhej në qëndrim.
Kryeministri irakian Ali al-Zaidi tha të mërkurën se tërheqja e SHBA-së shënonte fillimin e një “faze të re, të përcaktuar nga sovraniteti i Irakut, forca e drejtorive të tij, gatishmëria e forcave të tij, uniteti i vendimmarrjes së tij dhe bashkëpunëtorësi të ekuilibruara me miqtë e tij”.
Në një postim në platformën e tij Truth Social po atë ditë, presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi përfshirjen amerikane në Irak si “një udhëtim shumë të kushtueshëm drejt Ferrit”. Përfundimi i saj, pretendoi ai, është një fitore si për Uashingtonin, ashtu edhe për Bagdadin.
“Ishte vendimmarrje shumë e keqe ajo që na përfshiu në këtë qorrsokak që në fillim”, tha Trampi. Megjithatë, më herët Nju Jork Tajms raportonte se qeveria amerikane i frikësohet ringjalljes së Kaedës dhe terrorit të saj.
Pushtimi i Irakut u nis gjatë qeverisjes së presidentit të atëhershëm George W. Bush, mbi akuzat se udhëheqësi i vendit, Sadam Huseini, zotëronte armë të shkatërrimit në masë, të cilat Uashingtoni nuk arriti t'i provonte kurrë.
Vetë Trampi nisi një konflikt me Iranin në fund të shkurtit, me pretendimin se synonte ta pengonte atë të siguronte një bombë bërthamore, pavarësisht se në qershorin e kaluar kishte deklaruar se programi bërthamor i Republikës Islamike ishte “asgjësuar” nga sulmet amerikano-izraelite. Teherani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk po punon për të prodhuar armë bërthamore.
Qëndrimi i Uashingtonit në Lindjen e Mesme është goditur gjatë luftës me Iranin, pasi Teherani ka dëmtuar ose shkatërruar plotësisht rrjetet kryesore amerikane të radarëve, lidhjeve dhe ndërlidhjeve ushtarake në bazat në vendet e Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Bahreinin, Jordaninë, Kuvajtin dhe vende të tjera.
Pentagoni po shqyrton tani nëse duhet të zvogëlojë praninë ushtarake amerikane në rajon pas përfundimit të luftës me Iranin, raportoi Washington Post në gusht, duke cituar zyrtarë anonimë ndërs përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës kanë ngecur dhe Trampi po përgatitet për fazën tjetër të luftës pas përfundimit të zgjedhjeve në SHBA.
Ky raport i RT është përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 8 reads



