Makroni ripohon: jo vasalë të amerikanëve por “autonomi strategjike”
Evropa nuk ka interesa në thellimin e krizës mbi Tajvanin dhe duhet të ndjekë një strategji të pavarur si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Pekini
Voa-SHJ
10/04/2023 - 08:48
Reagime
Qendimi i Makroni pas takimit me homologun e tij kinez, Shinë, shkaktoi tronditje dhe zemeratë në Evropë dhe SHBA. Reagimi i parë erdhi nga senatori republikan Marco Rubio, i cili nxit vendet evropiane të qartësojnë “shpejtë” nëse Makroni foli në emër të Evropës apo Francës.
“Ne duhet të pyesim Evropën se nëse ai flet për ta, sepse ne jemi përfshirë shumë në Ukrainë tani, ne po paguajmë shumë para të taksapaguesve mbi luftën e Evropës” tha ai në një video-kumt.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë zvogëloi qendrimin e Makronit dhe tha se ajo mbetet “e qetë dhe e sigurtë në marrëdhëniet e jashtëzakonshme që kemi me Francën”, Trampi pretendoi se Makroni po miqësohësh me Kinën por presidenti francez nuk komentoi mbi pretendimin e tij.
Tajvani nuk e priti mirë qendrimin e tij ndërsa Kina e lavdëroi atë duke mos u habitur për reagimet. “Disa vende nuk deshirojnë të shikojnë kombet e tjerë të bëhen të pavarur dhe të vetë-mjaftueshëm; në vend të saj ata duan të shtrëngojnë vendet e tjerë që t`i binden deshirës së tyre” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze.
Makroni e përsëriti tre ditë më pas qendrimin e tij kur shkoi për një vizitë në Holandë ku tha se “të jesh një aleat nuk do të thotë të jesh një vasal...nuk do të thotë se nuk kemi të drejtën të mendojmë për veten tonë”. Ai sqaroi se s`kishte ndryshuar gjë nga mbështetja e Francës të status quo-s në Tajvan dhe se Parisi mbështet politikën e Një Kine dhe kërkimin për një zgjidhje të paqtë të gjendjes.
Makroni kundërshton luftën amerikane ndaj Kinës
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Evropa nuk ka interesa në thellimin e krizës mbi Tajvanin dhe duhet të ndjekë një strategji të pavarur si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Pekini, thuhet në komentet e publikuara të dielën në gazetat franceze “Les Echos” dhe “Politico”.
Makroni theksoi teorinë e tij të “autonomisë stretegjike” për Evropën, hamendësisht të udhëhequr nga Franca, për t`u bërë një “superfuqi e tretë”. Presindenti kinez e mbeshtet me entuziazëm qasjen e Makronit dhe zyrtarët kinezë e përmendin atë shpesh në marrëveshjet e tyre me vendet evropiane. Udhëheqësit e partisë komuniste kineze janë të bindur se perëndimi është në rënie dhe Kina në ngritje dhe dobësimi i raporteve transatlantike do të ndihmojë në përpejtimin e kësaj prirje.
Makroni shkoi në Kinë me presidenten e komisionit evropian, Ursila von der Leyen. Të dy mbështetën “qendrueshmërinë” në ngushticën e Tajvanit ndërsa “kërcënimi për të ndryshuar status quo-n është i papranueshëm”, thanë ata, me presidnetin kinez t`u përgjigjet se “çdonjëri që mendonte se mund të ndikonte mbi Pekinin për Tajvanin ishte gabuar”.
Makroni u pajtua me qendrimin e tij duke shtuar se “evopianët nuk po zgjidhin dot krizën në Ukrainë; si mund të pretendojnë mbi Tajvanin”.
Kundrejt qendrimit evropian, disa analistë thonë se “Evropa është më e vullnetshme të pranojë një botë ku Kina bëhet një hegjemone rajonale. Madje disa udhëheqës të saj besojnë se një rend botëror i tillë mund të jetë më i dobishëm për Evropën”.
Evropa nuk duhet ta përshpejtojë konfliktin, por me kalimin e kohës të formojë qëndrimin e saj, si një pol i tretë mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, citonin gazetat franceze “Les Echos” dhe “Politico” të ketë thënë Presidenti Macron gjatë vizitës në Kinë.
“Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se, ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës në këtë temë dhe të përshtatemi me ritmin amerikan ose një reagim të tepruar kinez”, citohet të ketë thënë zoti Macron.
Evropa duhet ta financojë më mirë industrinë e mbrojtjes, zhvillojë energji bërthamore dhe të rinovueshme dhe të zvogëlojë varësinë nga dollari amerikan, për të kufizuar varësinë nga Shtetet e Bashkuara, citohet të ketë thënë zoti Macron për dy gazetat franceze.
“Nëse tensionet mes dy superfuqive nxehen…ne nuk do të kemi kohë as burime për të financuar autonominë tonë strategjike dhe ne do të bëhemi vasalë”, tha ai.
Macron thirrje Pekinit të ndikojë tek Moska
Presidenti Macron dha një intervistë të përbashkët për të dy gazetat gjatë udhëtimit me avion nga Pekini drejt qytetit Guangzhou.
Të premten, një këshilltar i zotit Macron u tha gazetarëve në qytetin Guangzhou se udhëheqësit Xi dhe Macron zhvilluan një diskutim "të dendur dhe të sinqertë" mbi çështjen e Tajvanit.
“Presidenti mendon se duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos ketë aksidente apo të përshkallëzohen tensionet (që mund të bëjnë) që Kina të sulmojë”, tha këshilltari i presidentit francez.
Presidenti Macron shkoi në Kinë me një delegacion prej 50 biznesmenësh, përfshirë firmat Airbus dhe prodhuesin e energjisë bërthamore EDF, që nënshkruan marrëveshje gjatë vizitës.
Ky raport është përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 144 reads



