Mbledhja e KS në OKB për krizën e impiantit bërthamor në Ukrainë qartësoi qendrimet
Përfaqësuesi rus akuzoi Kievin dhe mbështetësit e tij, perëndimin, duke thënë se “bota gjendet në buzë të katastrofës bërthamore”, ndërsa SHBA-ja akuzoi Rusinë për gjendjen e rrezikshme të impinantit: operacionet e saj luftarake.
SHJ
10/08/2022 - 21:11
Minisistrat e jashtëm të G7 kërkuan sot nga Rusia të dorëzojë menjëherë tërësinë e kontrollit tek pronari i saj sovran, Ukraina, dhe impiantin bërthamor të Zaporoshye-s.
“Federata ruse duhet menjëherë të tërheqë trupat e saj nga brenda Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht në kufijtë e saj dhe të respektojë territorin dhe sovranitetin e Ukrainës. Në këtë kontekst, ne kërkojmë që Rusia të dorëzojë menjëherë kontrollin tërësor në pronarin e tij të drejtë sovran, Ukrainë, impiantin bërthamor të Zaporozhzhia-s gjithashtu dhe gjithë impiantetet e tjerë bërthamorë brenda kufijëve të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht për të siguruar sigurinë e tyre dhe sigurinë e punëve”, thuhet në deklaratën e botuar sot në Gjermani.
Ministrat shprehin shqetësimin e tyre të thellë për kërcënimet serioze që bartin kapjet e impianteve nga ushtria ruse: sipas tyre, ata mund të rrisin rreziqet e aksidenteve bërthamore duke rrezikuar popullin e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar.
Qendrimi vjen një ditë pasi Rusia kërkoi një mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit në OKB për të diskutuar “provokimet e Ukrainës” në impiantin bërthamor të Zaporozhias. Rusia ka akuzuar Ukrainën për sulmet seri me dronë dhe artileri mbi impiantin bërthamor ndërsa Kievi refuzon akuzat duke thënë se janë trupat ruse që bombarduan impiantin për të treguar forcat ukrainase si shkaktare.
Saporozhia është impianti bërthamor më i madh evropian ku janë të magazinuara dhjetra tonë uranium dhe plutonium. Impianti është nën kontrollin e Moskës që në mars të këtij viti.
Shqetësimi më i madh, në fakt, lidhet me paralajmërimin e G7 gjatë kohës që zhvillohet lufta në Ukrainë: se ajo do të ndërhyjë nëse kërcënohet jeta e popullit të Ukrainës dhe shteteve fqinj nga ndonjë rrezik bërthamor―për të parandaluar më të keqen. Kjo është arsyeja që ajo kërkoi dorëzimin e Ukrainës dhe impianteve të saj―çka nënkupton se mund të përdoret doktrina ushtarake e Nato-s dhe SHBA-së e parandalimit...kundër Rusisë!
Nato-ja e ka miratuar doktrinën në fjalë që në vitin 2008 ndërsa SHBA-ja e ka përdorur në Lindjen e Mesme.
Mbledhja qartësoi qendrimet dhe shtroi rrugën për zgjidhje
Ndryshe nga G7, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Guterres propozoi krijimin e një perimetri të sigurtë rreth impiantit bërthamor ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë përmendi faktin se “lufta pranë impiantit bërthamor është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”...duke u përputhur me kërkesën e Ukrainës, pak orë përpara se të fillonte diskutimi i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë i thirrur nga Rusia me kryesinë e Kinës.
Përfaqësuesi rus akuzoi Kievin dhe mbështetësit e tij, perëndimin, duke thënë se “bota gjendet në buzë të katastrofës bërthamore”, ndërsa SHBA-ja akuzoi Rusinë për gjendjen e rrezikshme të impinantit: operacionet e saj luftarake.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), Rafael Grossi, bëri thirrje që inspektorët të inspektojnë sa më shpejtë të jetë e mundur impiantin dhe paralajmëroi për “pasoja katastrofike” nëse lufta vazhdon pranë impiantit. Zona ku impianti gjendet u sulmua pesë herë të njëjtën ditë të mbledhjes.
Kreu i ANEA-së kërkoi ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në zonë për të parandaluar pasoja rrënuese ndërsa shpehu gadishmërinë e tij për të drejtuar një ekip inspektorësh për të vlerësuar gjendjen e impiantit dhe kërkoi nga Rusia dhe Ukraina të bashkëpunojnë me ta. Më herët zëvendës ministri i jashtëm rus shprehu mbështetjen e Rusisë për inspektimin e impinantit.
Ukraina thotë se Rusia e ka kthyer impiantin në bazë ushtarake duke lëshuar sulme që andej dhe akuzon se sulmet i kryen Rusia ndërsa Moska e refuzon pretendimin duke thënë se Rusia nuk mund të sulmojë veten në një impiant bërthamor.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk ka patur qajse që kur impianti u vendos nën kontroll nga Rusia javët e para të konfliktit kryesisht sepse përpjekjet për organizimin e një inspektimi ndërkombëtar për të verifikuar sigurinë e impianit kanë qenë pa frute.
Tani pritet bashkërendimi i palëve dhe krijimi i kushteve për inspektimin e impiantit.
Përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 156 reads



