...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Merkel do të kandidojë për herë të katërt në vitin 2017-të

20/11/2016 - 18:37

Kështu raportoi media gjermane pasi u vërtetua nga një ligjvënës i partisë kristian-demokrate. Merkel ka shërbyer për 11 vjet si kancelare që nga viti 2005.

Se sa mundësia ka të rizgjidhet është një tjetër çështje. Sondazhet tregojnë rënie: 33%, nëntë pike poshtë zgjedhjeve të fundit në vitin 2013-të. Gjasat janë se ajo mund të zgjidhet permes koalicionit që mund të bëjë me partinë social-demokrate, e cila besohet nga rreth 25% e votuesve.

Pyetja që duhet të marrë përgjigje është se ç’e shtynë Merkelin të rikandidojë: zgjedhja e Trampit apo gjendja e mirë social-ekonimike në Gjermani?     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA