Mijëra ekstremistë të djathtë i bashkohen ditës së pavarësisë në Varshavë: duam Europë pa muslimanë dhe hebrej
“Ne duam zot” ishte motua e tyre ndërsa mbanin flamuj që lexonin “vdekje armiqëve të atdheut”. Një tjetër parrullë shkruante: “Europa e bardhë e kombeve vëllezër”. Islamin e paraqitën si kal troje. Këngë me vargje “Poloninë katolike, jo shekullare”, dhe “nder dhe lavdi heronjëve, të bardhëve dhe ngjyrave të kuqe të pathyeshme”, dëgjoheshin. Paralel me marshin e ekstremistëve të djathtë u shfaqën organizata të majta duke valvitur flamuj “për lirinë tuaj dhe tonën”, “gratë kundër fashizmit, “nacionalizmi është sëmundje”, “luftë klasash jo kombëtare”. Pjesëmarrja ishte rreth 60 mijë veprimtarë. RT
SHJ
12/11/2017 - 07:52
Dhjetëra mijëra vetë morën pjesë në një marshim në qendër të Varshavës me rastin e ditës së Pavarësisë.
Marshimi u organizua nga lëvizja e rinisë nacionaliste që kërkon një Poloni etnikisht të pastër, me më pak myslimanë dhe hebrej.
Nuk munguan edhe pjesëmarrës nga Sllovakia, Spanja dhe Hungaria me simbole dhe flamuj të përdorur gjatë bashkëpunimit me nazizmin në Luften e II Botërore.
Kampi Radikal që është organizatori, e prezanton veten si trashëgimtar të lëvizjes fashiste me të njëjtin emër të viteve ’30 që luftoi për të dëbuar hebrejtë përpara Holokaustit – shkruan WSJ cituar nga Respublica
Bashkë me Hungarinë dhe Çekinë, Polonia bën pjesë ndër vendet që po distancohet përherë e më shumë nga kampi franko-gjerman dhe standardet që BE-ja përfaqëson. Dita
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 244 reads



