Nato-ja, BE-ja dhe Uashingtoni bëjnë një hap pas për Ukrainën; madje dhe Rusia
Përpjekja perëndimore lidhur me “asnjansimin” e Ukrainës bart dhe një papërputhshmëri tjetër me të drejtën ndërkombëtare: faktin se kërkon ta orientojë drejt perëndimit përmes një elite properëndimore dhe jo përmes një referendumi popullor
SHJ
19/03/2022 - 15:08
Perëndimi ndryshoi paksa qendrim në ditën e gjashtëmbëdhjetë të luftimeve në Ukrainë duke qarkulluar “idenë” e asnjanësisë së saj por duke përfshirë në traktatin mes dy vendeve dhe mosndërhyrjen ruse në orientimin perëndimor [...] të Kievit. Ky qendrim u reflektua dhe në raundin e bisedimeve mes Moskës dhe Kievit ku u bisedua mundësia e asnjanësisë ukrainase.
Por gjykuar nga fakti se Moska ndihet e mashtruar nga perëndimi dhe nga fakti tjetër se SHBA-ja nuk do t`i përmbahet premtimit lidhur me mosndërhyrjen e saj politike në Ukrainë, ku ka brujtur ideologjinë e nacionalizmit prej dekadash dhe e ka përdorur atë kundër Rusisë, dhe nga fakti se ushtria ruse gjendet pranë Kievit, çdo përpjekje për ta “asnjanësuar” Ukrainën është e kotë: sa për të treguar se palët nuk i kanë thënë jo “diplomacisë”.
Një tërheqje tjetër u dëshuma lidhur me Nato-n. Kreu i Nato-s, Stoltenberg, për shembull, tha, ndryshe ngasa veproi aleanca gjatë ditëve të para të luftës, se anëtarësimi i Ukrainës nuk ishte kurrë i afërt. Stoltenbergu pohoi, gjithashtu, se disa nga ndërhyrjet ushtarake të SHBA-së rreth botës kanë qenë të gabuara. “Nuk mbroj çdogjë që ka bërë SHBA-ja në të kaluarën 20 vjeçare. Unë në fakt kam qenë në rrugë duke protestuar kundër disa prej luftrave të saj”, shtoi ai kur u pyet për karakterin e luftës ruse në Ukrainë.
Përfaqësuesi i politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Borreli, pati thuajse të njëjtin qendrim: ai tha se perëndimi ka bërë gabime kur i premtoi anëtarësi Ukrainës në Nato. Ai pranoi, gjithashtu, se perëndimi ka bërë gabime lidhur me Rusinë, duke zbuluar dhe një nga taktikat e fuqive perëndimore në raport me shtetet e tjerë qofshin ata brenda apo jashtë saj: “Ne humbëm mundësinë e sjelljes së Rusisë më pranë perëndimit me qëllim që ta përfrikësonim”, tha ai.
Këtë taktikë e ka përdorur si BE-ja ashtu dhe Amerika; e para kryesisht kundrejt vendeve të BE-Eurozonës ndërsa e dyta kundrejt vendeve të integruar në globalizmin neoliberal si në rastin kur kërcënon Kinën me sanksione nëse ajo nuk përputhet me kërkesat e Uashingtonit apo vendet e tjerë nëse ata nuk dënonin sulmin rus në Ukrainë. Kjo është një taktikë sistemike që synon të detyrojë shtetet të veprojnë sipas “epsheve” të vendeve hegjemone të rendit dhe bllokut përkatës.
Mirëpo si taktikë njihet nga Rusia! Ndaj dhe ajo u integrua pjesërisht në të, ndryshe nga Kina, e cila me integrimin e saj synon kryesisht ndrydhjen e hegjemonisë amerikane, duke përdorur të njëjtat taktika. Kjo është një ndër arsyet kryesore se pse Kina ka qenë e butë për shumë padrejtësi të shkaktuara nga Uashingtoni mbi popujt e tjerë.
Përpjekja perëndimore lidhur me “asnjansimin” e Ukrainës bart dhe një papërputhshmëri tjetër me të drejtën ndërkombëtare: faktin se kërkon ta orientojë drejt perëndimit përmes një elite properëndimore dhe jo përmes një referendumi popullor!
Pas një muaji luftimesh dhe kur u pa se Rusia ndryshoi taktikë dhe nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga çmilitarizimi dhe çnazifikimi i Ukrainës, Zelenski tha se “Ukraina është e gatshme të diskutojë mundësinë e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por me kusht që një status i tillë të garantohet nga pale të treta dhe të hidhet në referendum”. “Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për garanci sigurie dhe neutralitet, për status jo-bërthamor të vendit tonë. Kjo është pika më e rëndësishme”, tha ai, mes të tjerash, gjatë një bisede me gazetarë rusë.
Qendrimi i tij reflekton tërheqjen perëndimore të dy javëve më parë. Duke ditur se qendrimet e tij bashkërendohen me Uashingtonin, me siguri i thanë të bëjë një hap pas.
Por kjo tërheqje është tejet e vonë, jo vetëm sepse detyruan një superfuqi të përfshihësh në operacione luftarake për të mbrojtur popullin rus në Ukrainë por dhe të drejtën ndërkombëtare të popujve në raport me të drejtat e tyre por nuk zgjidh shqetësimet ruse të sigurisë.
Sidoqoftë, gjatë javës së parë të muajit të dytë të luftës u zhvillua raundi i katërt i bisedimeve në Turqi. Në to, pala ukrainase paraqiti për herë të parë pikat për një traktakt të mundshëm dhe tregoi gadishmëri për të plotësuar kërkesat e Moskës: çmilitarizimin, çnazifikimin dhe asnjanësinë e saj, duke përfshirë pesë shtete garantore, përfshirë dhe Rusinë, për mbajtjen e traktatit.
Financial Times raportoi ―pasi kishte pyetur katër njerëz të përfshirë në bisedimet që u zhvilluan në Stamboll― se Rusia nuk i kërkon Ukrainës të “çnazifikohet” dhe është gati të lejojë Kievin t`i bashkohet BE-së nëse ajo mbetet e paangazhuar ushtarakisht: : të heqë dorë nga qëllimi i saj për zhvillimin e armëve bërthamore, të mos pranojë baza të huaja ushtarake dhe të braktisë qëllimin e saj për t`u bërë anëtare e Nato-s.
Në këmbim Ukraina do të përfshijë në traktat artikullin 5 të Nato-s përmes të cilit anëtarët e aleancës do të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse sulmohen, dhe garanci sigurie nga Rusia, SHBA-ja, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Kina, Italia, Polonia, Izraeli dhe Turqia. Ky trakatat do t`i nënshtrohet më pas një referendumi. Ndaj kesaj të fundit Berlini shprehu gadishmëri të plotë pas dy ditësh ndërsa Uashingtoni ishte në “bisedime vijuese me ukrainasit” rreth mënyrave përmes të cilave vendi do të ishte “sovran dhe i sigurtë”.
Plani i njoftuar nuk përfshinte pretendimet e Kievit për të rimarrë Krimenë: kjo çështje u la për bisedimet e mëvonshme mes Putinit dhe Zelenskit, megjithëse Moska kërkoi nga Kievi të njohë kontrollin e Moskës ndaj siujdhesës së Krimesë. Ndërsa qëllimi kryesor ishte armëpushimi dhe furnizimi i popullatës me ujë, ushqime dhe ilaçe, çështja tjetër që shqetëson Moskën―mbrojtja e gjuhës ruse në Ukrainë― do të përfshihet më vonë.
Perditesuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 1075 reads


