...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Punëtorët amerikanë të General Motors vajtojnë pasojat e globalizmit neoliberal

Ata braktisin kaq shumë njerëz pa e kuptuar se po shkatërrojnë komunitete të tëra. Nëse populli amerikan do t’i braktiste ashtu siç na braktisën ata ne, do ta kuptonin se çfarë do të thotë t’u shkurtohen pagat. Shpresoj që fuqia punëtore në Kinë dhe Meksikë t’u vlejë

Voa

05/12/2018 - 10:19

Vetëm disa javë përpara Krishtlindjeve mijëra punëtorë në qytete të vogla në të gjithë Shtetet e Bashkuara morën një lajm të keq. Kompania ku punojnë, General Motors, më e madhja në fushën e prodhimit të makinave, do të mbyllë disa nga fabrikat e saj duke i futur punëtorët dhe familjet e tyre drejt një të ardhmeje të pasigurt. Kjo është goditja më e fundit për punëtorët e fabrikave të cilët përballen me sfida të pashembullta në një treg konkurues botëror. 

Nuk ka mbetur asgjë tjetër veç lutjeve.....me shpresën që fabrika ku ka punuar për 18 vitet e fundit Michelle Ripple, do të qëndrojë hapur.

Modeli Chevy Cruze me të cilën ajo krenohej në këtë godinë nuk është më dhe nëse kompania Generals Motors nuk sjell një produkt tjetër, këto do të jenë Krishtlindjet e fundit në këtë punë me të cilën Michelle mban familjen e saj.

"Të coptohet zemra. Dhe na e thonë pak më shumë se një muaj përpara Krishtlindjeve”, thotë ajo.

Michelle e di tashmë se diku tjetër nuk do të mund të bëjë 30 dollarë në orë si këtu. Mundësia e saj më e mirë janë 10 dollarë në orë, në një fabrikë alumini.

"Këtej rrotull nuk ka punë që paguhen mirë, përveçse tek Generals Motors. Jo vetëm do të ketë ndikim tek fabrika jonë, por do të ndikojë edhe tek kompanitë e tjera që furnizohen prej nesh".

Lisa Miller e cila punon si kamariere e vuri re ndikimin e menjëherëshëm.

"Rreth kësaj ore Generals Motors do të bënte 30 porosi për vakte dreke".

Në vend të kësaj ... një ambient ku hahet i zbrazët, ndërsa punëtorët kanë nisur të shohin llogaritë e tyre bankare. Lisa dëshiron që kompania të kuptojë.

"Ata braktisin kaq shumë njerëz pa e kuptuar se po shkatërrojnë komunitete të tëra. Nëse populli amerikan do t’i braktiste ashtu siç na braktisën ata ne, do ta kuptonin se çfarë do të thotë t’u shkurtohen pagat. Shpresoj që fuqia punëtore në Kinë dhe Meksikë t’u vlejë".

Lisa mezi pret të paguajë këstin e fundit për makinën që ka blerë tek Generals Motors që siç thotë do të jetë e vetmja që do të ketë.

Edhe punëtorët në pension të kompanisë janë goditur nga vendimi.

"Nuk e di nëse shtëpia ime do të ketë ndonjë lloj vlere. Do të jemi të detyruar të rrimë aty për ca kohë", thotë Vincent Quijno, punonjës në pension i GM

Michelle nuk është e sigurt për të ardhmen, por megjithatë përpiqet të nxisë optimizën tek vajza e saj.

"I kam thënë se do të jemi mirë. Do të jetë një kohë e gjatë e mundimshme, por do të jemi mirë", Michelle Ripple, punëtore e GM, Lordstown

Dhe ajo është një nga shumë në këtë qytet që nuk janë gati të dorëzohen.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA