...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Putini dhe Shija: Rusia dhe Kina qendrojnë në anën e drejtë të historisë

Rusia dhe Kina deklaruan sot se udhëhiqen nga parimet e Kartës së OKB-së dhe vendet qendrojnë në anën e drejtë të historisë

Ylli Përmeti

21/03/2023 - 19:53

Moska paralajmëroi sot Britaninë, e cila kishte shprehur më herët se do të funizonte Ukrainën me municione me uranium të papasuruar në isotope ― se do të detyrohet të përgjigjet. “Rusia do të detyrohet të përgjigjet përputhshëm, duke marrë parasysh se perëndimi si i tërë ka filluar të përdorë armë me një lëndë bërthamore”, tha Putini. Madje, nëse perëndimi kërcënon sigurinë e shteteve të tjerë, të dy vendet do të përgjigjen ashpër. 

Bisedimet e sotme zgjatën rreth tre orë. Pas tyre pasoi konferenca e përbashkët ku dy udhëheqësit u shprehën se nënshkruan një sërë marrëveshjesh me rëndësi strategjike, me kryesoret krijimin e linjave hekurudhore mes dy vendeve dhe linjave të gazit dhe naftës. Një linjë e re, me emrin “Fuqia e Siberisë”, u shtrua për diskutim në bisedime ndërsa do të ndërtohet një impian bërthamor në Kinë me ndihmën e Rusisë. “Ne po diskutonim një projekt të mirë, Fuqinë e re të linjës së Siberisë 2 përmes Mongolisë. Praktikisht gjithë parametrat e marrëveshjes kanë përfunduar” i tha Putini presidentit kinez në fillim të bisedimeve.

Linja nuk është miratuar zyrtarisht por pritet të vendoset në punë deri në vitin 2030, kur, siç tha Putini, Rusia do të furnizojë me të paktën 98 miliardë metra kubë gazi dhe 100 milionë tonë gas të lëngshëm Kinën. Putini tha, gjithashtu, se Rusia është e gatshme të ndihmojë ndërmarrjet kineze për të zëvendësuar perëndimoret të cilat braktisën vendin për shkak të luftës në Ukrainë. 

Dy udhëheqësit diskutuan më shumë se katër orë ditën e parë planin e Kinës për paqe në bisedime jozyrtare për të cilin SHBA-ja ka thënë se ai përligj pushtimin e Rusisë në Ukrainë ndërsa i jep asaj kohë të rimbush forcat e saj ushtarake me sulm të ri ndërsa Ukraina ka qenë ngurruese për ta kritikuar përpara një taktimi që pritet të zhvillohet mes Zelenskit dhe Shisë pas vizitës së tij në Moskë.

Shija e mbështeti qendrimin e Putinit në Ukrainë. Ata nënshkruan një qendrim të përbashkët ku lavdërohet “roli pozitiv” i Kinës dhe “qendrimi objektiv dhe i paanshëm” për luftën e Rusisë në Ukrainë. Më herët, kreu i Nato-s, Stoltenbergu, në raportin e tij vjetor të vitit 2022, theksoi edhe një herë se “varen nga Ukraina se cilët janë kushtet e pranueshme për ndonjë zgjidhje paqësore” ndërsa ftoi Kinën të kuptojë shqetësimet e saj dhe të angazhohet me Zelenskin drejtpërdrejt nëse ajo kërkon të jetë serioze ndaj paqes.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA