Putini paralajmëron dështimin e kundër-sulmit ukrainas dhe përfshirjen e Nato-s në luftë
Tanket po digjen...kështu do të digjen dhe avionët F-16, s`ka dyshim
Ylli Përmeti
21/06/2023 - 14:09
Putini mbajti një ligjëratë në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petersburgut, që njihet si “SPEIF”. Ai tha se kundër-sulmi i Ukrainës po prodhon humbje të mëdha dhe asnjë fitore, duke përmendur disa humbje. “Humbjet e tyre janë të mëdha, gati më shumë se një në dhjetë krahasuar me ushtrinë ruse. Ky është fakt. Në terma të pajisjeve të rënda ushtarake, humbja po rritet çdo ditë”, tha ai, duke shtuar se “qëllimet e tij kanë dështuar duke shpërdoruar rezervat strategjike”.
Veprimtaria e denduar ushtarake ka shkaktuar shterimin e shpejtë të rezervave ushtrake të Ukrainës, sqaroi ai, duke parashikuar se ato do të varen tërësisht nga ndihma e huaj në të ardhmen e afërt ndërsa tha industria ushtarake ruse por rritet dita-ditës. “Ti nuk do të kesh mundësi të zhvillosh një luftë të gjatë kështu. Industria jonë e mbrojtjes, sidoqoftë, po rritet ditë pas dite”, tha ai. Çdo armë e marrë nga perëndimi do të shkatërrohet, paralajmëroi ai. “Tanket po digjen...kështu do të digjen dhe avionët F-16, s`ka dyshim”, paralajmëroi ai ndaj dërgimit të avionëve ushtarakë amerikanë të kërkuar prej kohësh nga Kievi.
Ai paralajmëroi, gjithashtu, se përfshirja e Nato-s në Ukrainë po thellohet, duke përmendur faktin se avionët e planifikuar për Ukrainën mund të strehohen jashtë vendit dhe përdoren vetëm përmes hapësirës ajrore të saj. Në rast të tillë, “ne do të kemi nevojë se si dhe ku do t`i sulmojmë avionët që përdoren kundër nesh”, tha ai, duke nënkuptuar se ata mund të goditen dhe në vendet ku do të vendstrehohen. “Ky është një rrezik serioz që do të zvarriste Nato-n në këtë luftë”, paralajmeroi ai. Ky qendrim alarmoi disa kryeqendra evropiane me më kryesorin Berlinin, sepse atje do të stacionohen avionët.
Putini beson se perëndimi do ta braktisë qendrimin e tij luftarak dhe do t`i kthehet dialogut dhe do të bisedojë garancitë e sigurisë me Rusinë ndërsa tërhoqi vëmendjen lidhur me bisedimet mbi armët bërthamore. “Fakti që kjo çështje diskutohet”, tha ai, “tregon mundësinë e ulët të përdorimit të tyre” ndërsa refuzoi idenë e zhvillimit të bisedimeve me perëndimin për t`u çarmatosuar nga ato.
Një ditë më pas Putini priti një dërgatë udhëheqësish nga Afrika, të cilët qendruan një ditë më parë në Ukrainë, ku takuan Zelenskin dhe paraqitën një plan paqeje me 10 pikë për të përfunduar luftën, sepse lufta ka ndikur rëndë në sigurinë e energjisë dhe ushqimit në gjithë kontinentin afrikan.
Gjatë takimit Putini përsëriti se Moska kurrë nuk ka refuzuar të bisedojë me Kievin por ato janë rrezikuar nga Kievi dhe mbështetësit e tij. Për të mbështetur argumentin e tij ai i paraqiti dërgatës afrikane një marrëveshje paraprake me Ukrainën të nxitur gjatë bisedimeve në Stamboll vitin e kaluar.
Sipas tij, marrëveshja për asnjanësim të përhershëm dhe garanci sigurie u shkel menjëherë nga Kievi pasi Rusia tërhoqi trupat ushtarake nga periferia veriore e tij, sqaroi Putini dërgatën. “Autoritet e Kievit, siç bëjnë mjeshtrat e tyre zakonisht, e hodhën atë në varrezat e historisë”, duke shtuar se “asnjëri nuk mund të garantojë se Ukraina do të bënte njësoj në çdo marrëveshje të re në të ardhmen.
Ai përsëriti se çnazifikimi dhe çarmatosja e Ukrainës do të realizohet sipas planit pavarësisht pengesave.
Përveç këtyre qendrimeve në Rusi javët e fundit po diskutohet shumë për ndryshimin e strategjisë së Putinit lidhur me Ukrainën dhe perëndimin në përgjithësi: kërkohet një qendrim më largpamës...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 54 reads



