...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Putini paralajmëron me kundërpërgjigje asimetrike, të shpejtë dhe të ashpër ndërsa stërvit ushtrinë

Nëse dikush i gjykonte qëllimet e mira të Rusisë si moskokëçarje ose dobësi, "dhe është i gatshëm të djegë apo edhe të hedhë në erë ura lidhëse, duhet të dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër".

Voa-SHJ

22/04/2021 - 09:41

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi rivalët e huaj kundër provokimit apo vënies në provë të forcës së vendit të tij, duke këmbëngulur se përgjigjja e Rusisë do të ishte "asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër"...[kundrejt përpjekjeve për të shtypur Rusinë]

President Vladimir Putin has promised an “asymmetric” and “tough” response to what he claimed were western attempts to contain Russia. 

Komentet u bënë të mërkurën gjatë fjalimit të tij vjetor mbi gjendjen e vendit, mbajtur para zyrtarëve të lartë dhe të dyja dhomave të parlamentit rus. Putini tha gjithashtu se Rusia po përpiqet për marrëdhënie të mira me vendet e tjera. Ai u ofroi një ftesë vendeve për të "diskutuar çështje që lidhen me armët strategjike dhe sigurimin e stabilitetit global".

Putini vazhdoi më tej duke sugjeruar se në disa vende, është bërë zakon të "fajësohet Rusia për gjithçka. Sikur të ishte një lloj sporti”. Ai tha se Rusia është përmbajtur dhe nuk i është përgjigjur kësaj armiqësie apo vrazhdësie të qartë.

Presidenti rus tha më tej se nëse dikush i gjykonte qëllimet e mira të Rusisë si moskokëçarje ose dobësi, "dhe është i gatshëm të djegë apo edhe të hedhë në erë ura lidhëse, duhet të dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër".

"Unë shpresoj që askush nuk do të mendojë të kalojë vijën e kuqe me Rusinë. Dhe ku do të jetë kjo vijë e kuqe, në secilin rast të veçantë, do ta përcaktojmë ne vetë atë", tha presidenti rus.

Retorika e ashpër vjen një javë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë për përpjekjet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe për sulmet e saj kibernetike ndaj kompanive dhe institucioneve amerikane.

Pjesa më e madhe e fjalimit të Putinit u përqëndrua në çështje të brendshme, veçanërisht në trajtimin e pandemisë COVID-19 dhe përpjekjet për të ndihmuar ekonominë e saj të dobët të rimëkëmbet nga vështirësitë që ka sjellë virusi.   

Rusia nis stërvitjet e mëdha ushtarake në Krime

Rusia nisi stërvitjet e mëdha ushtarake në Krime të enjten, nën mbikëqyrjen personale të Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, si pjesë e shfaqjes së forcës në kufirin jugor të Ukrainës, që ka nxitur shqetësim të madh në Kiev dhe perëndim.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video, që tregon trupat teksa largohen për në zonën e stërvitjes, jo shumë larg qytetit Kerch të Krimesë. Sipas njoftimit, “ministri rus i Mbrojtjes fluturoi me helikopter mbi zonat ku janë vendosur trupat e pajisjet ushtarake dhe kontrolloi gatishmërinë e forcave detare dhe tokësore”.

Ndërkohë agjencia e lajmeve “Interfax” tha se stërvitjet do të përfshinin më shumë se 10 mijë ushtarë dhe më shumë se 40 anije luftarake. Në një tjetër zhvillim, Kremlini tha se presidenti Vladimir Putin ishte në dijeni të një ftese nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për t'u takuar për të diskutuar krizën.

Përqendrimi i forcave në Krime, gadishullin që Moska aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, është tani më i madh sesa gjatë aneksimit të Krimesë. Një diplomat i lartë i Bashkimit Europian tha të hënën se Rusia ka vendosur pranë kufirit me Ukrainën rreth 100 mijë trupa.

Po ashtu të enjten, ministri i jashtëm i Ukrainës u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të tregonin se ishin të përgatitur për të ndëshkuar Moskën me sanksione të reja, duke përfshirë përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave bankare SWIFT, për të penguar Kremlinin që të përdorë më shumë forcë ushtarake.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA