Putini rizotohet të zhdukë ‘nazizmin’ në Ukrainë dhe shtetet baltike
Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të shtypë forcat moderne që nxisin nazizmin, duke veçuar Ukrainën dhe shtetet baltike si vende ku autoritetet kanë përqafuar ideologji të tilla.
SHJ
28/01/2024 - 17:20
Pak ditë pasi Berlini dhe disa nga vendet evropiane kufi me Rusinë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me mundësinë e një përshkallëzimi mes NATO-s dhe Rusisë, Presidenti rus pretendon se qeveritë e Ukrainës dhe shteteve baltike kanë përqafuar “ideologjinë dhe metodat e hitlerianëve”.
NATO-ja u përgjigjet shqetësimeve të Berlinit dhe vendeve evropiane kufi me Rusinë
Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të shtypë forcat moderne që nxisin nazizmin, duke veçuar Ukrainën dhe shtetet baltike si vende ku autoritetet kanë përqafuar ideologji të tilla.
Duke folur të shtunën në hapjen e një memoriali për civilët sovjetikë të vrarë nga forcat gjermane naziste në rajonin e Leningradit, kreu i shtetit rus tha: “Këto ditë rezultatet e gjyqeve të Nurembergut po rishikohen në mënyrë efektive”. Ai pretendoi se disa vende kanë kaluar nga rishkrimi i historisë dhe shfajësimi i nazistëve në “armatosjen me ideologjinë dhe metodat e hitlerianëve”.
Presidenti Putin përmendi shtetet baltike, në një referim të dukshëm ndaj trajtimit të tyre ndaj pakicave rusishtfolëse, të cilin Moska e quan diskriminuese.
“Regjimi në Kiev luanizon bashkëpunëtorët e Hitlerit, anëtarët e SS, dhe përdor terrorin kundër” atyre që i rezistojnë, pretendoi lideri rus, duke akuzuar autoritetet ukrainase se i nënshtrojnë të moshuarit, gratë dhe fëmijët me “bombardime barbare” ndërsa shtoi se “në një numër vendesh evropiane, rusofobia po nxitet si politikë shtetërore”, duke paralajmëruar se: “Ne do të bëjmë gjithçka – çdo gjë për të ulur dhe zhdukur nazizmin për mirë”. Ai parashikoi se ithtarët e ditëve moderne të ideologjisë naziste janë të dënuar.
Putini vuri në dukje se 27 janari shënon 80 vjet që kur Ushtria Sovjetike theu rrethimin nazist të Leningradit, i cili filloi në shtator 1941 dhe mori jetën e më shumë se një milion qytetarëve. Prindërit e vetë presidentit Putin e jetuan kalvarin dhe vëllai i tij i madh iu nënshtrua difterisë në moshën dy vjeçare në qytetin e rrethuar.
Ai përmendi se Gjermania naziste po kryente një gjenocid ndaj popullsisë sovjetike, duke lënë një mbresë të thellë në të gjitha brezat që atëherë, me kujtimet që nuk u shuan kurrë gjatë tetë dekadave të fundit.
Në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar rusëve, ish-presidenti Dmitry Medvedev tha se “humbja përfundimtare” e neofashizmit, një ideologji që “armiqtë e Rusisë po përpiqen ta ringjallin” duhet të jetë “qëllimi kryesor” i vendit në vitin 2024.
Më herët në dhjetor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova i tha AFP se Moska “nuk do të lejojë ekzistencën në kufijtë tanë të një shteti agresiv nazist”. Ajo shtoi se qëllimi i “denazifikimit” të Ukrainës i shpallur nga presidenti Putin në shkurt 2022 mbetet i pandryshuar.
Putini përfshin veteranët e luftës në elitën ruse
Veteranët e luftës që kthehen nga konflikti në Ukrainë duhet të bëhen elita e re e Rusisë, ka argumentuar presidenti Vladimir Putin. Duke iu drejtuar ministrave dhe zyrtarëve të lartë të Shën Petersburgut të premten, Putini u bëri thirrje gjithashtu ministrave rusë që të ofrojnë personelin ushtarak gjithë mbështetjen e nevojshme për të lehtësuar këtë proces. Kreu i shtetit rus zbuloi më parë se rreth 617,000 anëtarë të shërbimit ishin vendosur në Ukrainë.
“Unë u takova sot me studentë, të cilët i pezulluan studimet, shumë prej tyre [dhe] shkuan në zonën e luftës”, tha Putini.
“Nga këta njerëz ne duhet të formojmë elitën e vendit në të ardhmen,” shtoi ai. Kreu i shtetit rus i përshkroi trupat e kthyera si ato që mund t`u besohet zhvillimi i vendit. Prandaj, ata duhet të mbështeten [dhe] të ndihmohen”, përfundoi presidenti rus.
“The Nation”: Si u fashistizua drejtësia dhe policia ukrainase nga amerikanët?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 118 reads



