...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia akuzon SHBA-në për përfshirje të drejtpërdrejtë në Ukrainë

Rusia akuzoi sot për herë të parë SHBA-në për përfshirje të drejpërdrejtë në Ukrainë me shërbimin e saj inteligjent në përgjigje të pohimit të deputetit ukrainas Vadym Skibitsky

SHJ

02/08/2022 - 17:40

Sipas gazetës britanike “The Guardian” Rusia akuzoi sot për herë të parë SHBA-në për përfshirje të drejpërdrejtë në Ukrainë me shërbimin e saj inteligjent në përgjigje të pohimit të deputetit ukrainas Vadym Skibitsky i cili tha për një gazetë britanike se përpara sulmeve me sistemin amerikan të raketave Himars ushtria këshillohet me inteligjencën amerikane dhe ukrainase dhe se Uashingtoni kishte një veto mbi objektivat e synuar.

“Është administrata e Bajdenit që është drejtpërdrejt përgjegjëse për gjithë sulmet me raketa nga Kievi mbi zonat e banuara dhe infrastrukturën qytetare në qendra të banuara në Donbas dhe rajone të tjerë, të cilët kanë përfunduar në vdekje të shumta qytetarësh” tha ministria e mbrojtjes ruse ndërsa zëdhënsja e ministrisë së jashtme ruse shtoi se “nuk nevojitet vërtetim tjetër për përfshirjen e drejtpërdrejt amerikane në luftimet në territorin e Ukrainës duke sqaruar se “furnizimi me armë shoqërohet me udhëzime mbi përdorimin e tyre vetëm se në këtë rast ata veprojnë si artilierë në formën e tyre më të pastër”.

E njëjta gazetë citon ish kreun e partisë labursite Korbinin i cili u bëri thirrje vendeve perëndimore të ndalojnë dërgimin e armëve në Ukrainë sepse nuk çon në zgjidhje të konfliktit. Zërat kundër politikës perëndimore kanë munguar në perëndim kryesisht si pasojë e çensurës. Por me rëndësi është përplasja mes Rusisë dhe SHBA-së: sepse akuza për përfshirje është përshkallëzim dhe mund të çojë në përplasje të drejtpërdrejtë mes superfuqive.     

Më herë Voa raportonte se:

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov njoftoi të hënën se vendi i tij ka marrë nga Shtetet e Bashkuara edhe katër sisteme të tjera raketash të artilerisë me lëvizshmërisë së lartë (HIMARS).

"I jam mirënjohës Presidentit, sekretarit të Mbrotjes Lloyd Austin dhe popullit amerikan për ndihmën në forcimin e ushtrisë së Ukrainës", shkruante zoti Reznikov, në Twitter.

Raketat HIMARS kanë një rreze më të gjatë veprimi dhe janë më të sakta se artileritë e periudhës sovjetike që ka në përdorim ushtria ukrainase. Kjo bën të mundur që ushtria ukrainase të godasë objektiva ruse që më parë ishin të paarritshme.

Por sot Bashkimi Evropian njoftoi një ndihmë buxhetore prej 1 miliardë euro (1 miliardë dollarë) për Kievin që sipas Kryeministrit të vendit Denys Shmygal do të ndihmojë Ukrainën që të trajtojë pasojat financiare të sulmit rus.

"Ndihma është pjesë e një pakete të madhe mbështetjeje për Ukrainën që e çon shifrën e përgjithshme në 9 miliardë euro. Fondet do të ndihmojnë në financimin e nevojave prioritare buxhetore", shkruante zoti Shmygal në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’.

Ai tha se kësti i parë, në vlerën e 500 milionë eurove, ndodhet tashmë në llogarinë e Bankës Qendrore të Ukrainës, ndërsa pjesa e mbetur pritet të derdhet më 2 gusht.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA