Rusia bën “shah-mat”: paraqet një avion me shpejtësi dy herë sa shpejtësia e zërit dhe raketë shtatë herë sa...
Vizita e Putinit në shfaqje erdhi pas një prove tjetër raketore hipersonike që fluturoi me afërsisht shtatë herë shpejtësinë e zërit
SHJ
21/07/2021 - 17:43
Moska paraqiti prototipin e avionit të saj më të ri e më të përparuar luftarak, i cili mund të lëvizë me shpejtësi supersonike. Vetë Vladimir Putin e inspektoi nga afër plot krenari avionin e pagëzuar Checkmate, prodhim i gjigantit rus Sukhoi sipas programit LTS apo Light Tactical Aircraft. Fluturimin e tij të inaugurimit, Checkmake pritet ta ketë në 2023-shin ndërsa shpërndarja mund të nisë në 2026.
Dizajni i ri mund të konvertohet në variantin pa pilot dhe në një model dy vendesh. Avioni i ri është më i vogël sesa bombarduesi më i fundit që kishte ndërtuar Sukhoi, Su-57 dhe ka një motor. Ai mund të fluturojë me një shpejtësi deri në 2 herë më të lartë se shpejtësia e zërit dhe ka një rreze udhëtimi prej më shumë se 1,900 miljesh, sipas Rostec, krijuesja e armëve shtetërore ruse. Checkmate, që në anglisht do të thotë shah mat, i përket të ashtuquajturës gjenerata e pestë e avionëve luftarakë, një përcaktim ky që përfshin karakteristikat e bombarduesit si dhe aftësinë e lëvizjes me shpejtësi supersonike, përveç tipareve të tjera.
Pikërisht në këto ditë, në kohën kur është ende i freskët në kujtesë incidenti me luftanijet britanike dhe rusët në Detin e Zi, komandant e marinës mbretërore, kanë zhvilluar një stërvitje masive me përfshirjen e dronëve ajrorë dhe nënujorë në Dorset. Për të parën herë për mbrojtjen britanike, një grup prej 6 dronësh mesatarë ka operuar në grup, i kontrolluar nga një stacion i vetëm në tokë. Detyra e tyre ishte furnizimi taktik i komandove me gjithçka, duke nisur nga municionet për trupat sulmuese e deri tek rezervat e gjakut për mjekët ushtarakë.
Analistët thonë se avioni është hartuar si rival i avionit amerikan F-35 dhe synohet të shitet në tregun e huaj. U zbulua të martën në një shfaqje ajrore në Zhukovsky, pranë Moskës. Paraqitja e avionit u shoqërua me gacmime verbale në anglisht të drejtuara kundrejt marinës britanike. Njëra citonte: “See You” (Shihemi). Dhe një tjetër: “Wanna see me naked?” (Do të më shohesh lakuriq?).
Vizita e Putinit në shfaqje erdhi pas një prove tjetër raketore hipersonike që fluturoi me afërsisht shtatë herë shpejtësinë e zërit dhe shkatërroi një objektiv në rrezen e 220 miljeve përgjatë provave të një dite më parë në Arktik. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia po zhvilon armë hipersonike për t'u mbajtur gjallë kundrejt SHBA-së dhe NATO-s. Rusia provoi këtë javë dhe sistemin e ri raketor të saj, S-500-Prometheus. Ai është hartuar të luftojë avionët e padukshëm, armët hipersonike dhe satelitët në hapësirë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 19 reads



